• Kontakt
Friday, May 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Si në kohën e Çadrës së Saliut para tre vjetësh”, Spartak Ngjela nxjerr skenarin..

19/05/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Spartak Ngjela: Të ngelurit në veting pasuri miliona euro! Të korruptuarit janë bërë të gjithë bashkë, koha të japin llogari!
1.7k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Avokati i njohur Spartak Ngjela shprehet se tani që pandemia u mposht në Shqipëri, Reforma në Drejtësi duhet të vijojë shumë fort.

Sipas Ngjelës k.orrupsioni i lartë politik në Tiranë, po kërkon destabilizim të situatës, si në kohën e Çadrës së Saliut para tre vjetësh.

Avokati shkruan se tani bëjnë gjoja sikur po qajnë për Teatrin.

“Kjo është sot pika më bllokuese e zhvillimit shqiptar: ndërhyrja ruso-serbe në politikën e lartë në Tiranë dhe në Prishtinë

Tani po duket se pandemia u mposht.
Shqiptarët që dinë të mendojnë mëvetësisht dhe që e kanë besuar reformën antikorrupsion kuptohet se po kanë vetëm një pyetje: a do të jetë aktivisht në nivel të plotë ambasadorja amerikane në Tiranë, zonja Yuri Kim? Duhet të kuptohemi, historia moderne e Shqipërisë tani ka vetëm këtë mbështetje, sepse ky është sot kusht historik. Dhe nuk është kusht historik vetëm për zhvillimin modern të shtetit shqiptar, por edhe për interesin amerikan në Ballkanin Perëndimor.

l.
Në fakt gjithçka në Shqipëri ka qenë dhe mbetet e lidhur me reformën në drejtësi. Kurrë nuk mund të kuptohet dot lufta antikorrupsion në Shqipëri pa reformën në drejtësi. Dhe këtë skemë për reformën e zhvillimit demokratik me drejtësi në Shqipëri e ka strukturuar politika amerikane. Kriza e trefishtë që spikat sot në Shqipëri: në shtet (si korrupsion), në ekonomi, dhe në arsim, e gjitha vjen si pasojë e mungesës së drejtësisë.

Pas gjithë asaj lufte penguese që i solli reformës politika e lartë korruptive në Tiranë, tani janë të strukturuar që të dy organet kryesorë të reformës në drejtësi: edhe Gjykata e Posaçme, dhe Prokuroria e Posaçme. Por pandemia e frenoi procesin.

Tani që karantina u hap, procesi duhet të vijojë… dhe gjithçka do të varet nga forca që do të tregojë politika amerikane në vijimin e reformës dhe kundër bllokimit politik të saj, bllokim ky i cili është ende aktive në Shqipëri.

ll.
Vijimi me sukses i reformës në drejtësi në Tiranë, do të krijojë njëherësh terren të përshtatshëm për të ecur reforma antikorrupsion edhe në Prishtinë. Në këtë pikë ka një koneksion real midis gjendjes ligjore kundër korrupsionit të lartë politik në Shqipëri, me atë në Kosovë. Dhe duhet ta tregojmë hapur se edhe korrupsioni i lartë politik në Kosovë paguhet nga Beogradi, por edhe korrupsioni i lartë politik në Shqipëri është e provuar se paguhet edhe nga Brogradi, por edhe nga Athina.
Pikërisht për këtë arsye, duhet që politika amerikane t’i shpejtojë punët. Korrupsioni i lartë politik në Tiranë, po kërkon destabilizim të situatës. Si në kohën e Çadrës së Saliut para tre vjetësh. Tani bëjnë gjoja sikur po qajnë për Teatrin. Është për të qeshur, por është fakt.

Ill.
Shqiptarët duan të kenë një atdhe të cilin tani ia ka grabitur korrupsioni i lartë shtetëror. Reforma duhet të vijojë. Dy shtete shqiptarë kanë të njëjtën sëmundje: korrupsioni i lartë politik kërkon të shpëtojë paratë dhe pronat e korrupsionit. Janë naivë, por të dhunshëm se janë të trembur.

Ka një interes amerikan për botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor, por ka edhe një subversion ruso-serb për të ndaluar progresin shqiptar. Pikërisht këtu e kap veten mendimi aktual historik: të dy interesat, ai shqiptar dhe ai amerikan, që janë në të njëjtin sens, duhet të fillojnë një bashkëpunim më të fuqishëm kundër ndërhyrjes ruso-serbe në politikën e lartë në Tiranë dhe në Prishtinë.

Kjo është sot pika më bllokuese e zhvillimit shqiptar: ndërhyrja ruso-serbe në politikën e lartë në Tiranë dhe në Prishtinë. Ndërhyrja ruso-serbe në politikën e lartë në Tiranë dhe në Prishtinë duhet të eliminohet nga reforma antikorrupsion dhe forca e politikës amerikane.

Të dy interesat historikë, edhe ai amerikan, edhe ai shqiptar, kanë sot pikërisht këtë pikë të përbashkët takimi që iu hap rrugën e të ardhmes së tyre në Ballkanin Perëndimor.”

Share243Tweet152


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

14/05/2025
Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

14/05/2025
30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

14/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In