Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ndaluar 49-vjeçarin Arben Qyrani, me banim tek Unaza e Re, Tiranë, si autor i hedhjes së lëndëve pirotenike në tubimin e sotëm.
Mbështetësi i Partisë Demokratike, është shoqëruar nga efektivët pasi për pasojë të veprimeve të tij të jashtëligjshme pati 2 shtetase të lënduara, nga lënda plasëse.
Pasi hodhi lëndët piroteknike mes turmës, i ndihmuar nga persona të tjerë, të identifikuar tashmë nga Policia, ai doli nga turma.
Agjentët e policisë e ndoqën dhe e ndaluan pak metra larg sheshit ku opozita mbante tubimin.
Qyrani është i proceduar edhe më herët për “Tubim të paligjshëm” në vitin 2018, në zonën e Unazës së Re, në Tiranë.
Fillimisht, opozita pretendoi se kapsollat po hidheshin nga provokatorë të mazhorancës.