• Kontakt
Thursday, November 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

79 padi në SPAK që prej vitit 2019 për abuzimet me tenderat! Valë kallëzimesh nga bizneset e skualifikuara nga gara: Ja disa prej dosjeve

05/08/2021
in Aktualitet
A A
79 padi në SPAK që prej vitit 2019 për abuzimet me tenderat! Valë kallëzimesh nga bizneset e skualifikuara nga gara: Ja disa prej dosjeve
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Afro 80 padi janë regjistruar në Prokurorinë e Posaçme për afera me tenderat që kur ajo nisi punë. Pak ditë më parë SPAK trokiti në Bashkinë e Lushnjes dhe në Ministrinë e Brendshme për shkak të aferave me prokurimet, por duket se lista është shumë e gjatë.

Një ditë më parë gazeta publikoi një deklaratë të kreut të SPAK, Arben Kraja, i cili tha se vetëm në pjesën e parë të këtij viti ka pasur 23 kallëzime për tenderat. Ndërkohë rezulton se që nga viti 2019, kemi plot 79 padi. Më konkretisht, në vitin 2019 kur dhe SPAK sapo u krijua mori 9 padi për abuzime me tendera, padi të bëra në prokuroi të tjera.

Ndërkohë sipas raportit vjetor për vitin 2020 rezulton se ka pasur plot 47 procedime penale. Ndërsa gjatë 2021 ka pasur 23 procedime. Pra që kur është krijuar SPAK e deri më sot kemi 79 padi. Sipas burimeve, një pjesë e padive janë të bëra nga partitë politike, por pjesa dërmuese janë bërë nga kompanitë private.

Shumë kompani që kanë marrë pjesë në garën e tenderit dhe janë skualifikuar në mënyrë të dyshimtë, përveç rrugës që ndjekin në Gjykatën Administrative, depozitojnë dhe padi penale në SPAK.

Rast i tillë ishte ai i Bashkisë së Lushnjes, ku kompania e skualifikuar paditi kryetarin. Mësohet se e njëjta skemë po ndiqet dhe me kompanitë tjera. Sidomos tani që SPAK dha sinjale se u shkohet deri në fund padive të tilla, mjaft kompani që mendojnë se u është bërë padrejtësi i drejtohen kësaj strukture.

Disa prej dosjeve

SPAK ka në dorë rreth 79 procedime për abuzime me tenderat, por disa prej tyre janë të njohura. Së pari kemi aferën e inceneratorëve. PD ka bërë disa padi ndaj ish-ministrave dhe krerëve të bashkive në zonat ku janë inceneratorët.

Ndërkohë kemi koncesionet në shëndetësi, ku i paditur është ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Një tjetër padi është për ish-kryebashkiaken e Prrenjasit, Miranda Rira, pasi akuzohet se ka abuzuar me tenderin për një fushë sporti. PD ka bërë dy padi ndaj ministres së Transportit, Belinda Balluku, duke e akuzuar për abuzime me koncesionet dhe tenderat për portin e Vlorës dhe atë të Durrësit.

Koncesioni i karburanteve ka përfunduar në SPAK. Ishte PD ajo që bëri një padi duke pretenduar për abuzime. Kemi tenderin e abuzimit me ushqimet gjatë pandemisë, 3 zyrtarë te Ministrisë së Mbrojtjes janë të pandehur. Po ashtu mësohet se hetimet për tenderin e uniformave të policisë dhe ushtrisë vijojnë.

Paralel me të Ministria e Brendshme po hetohet për tenderin për blerje mishi për institucionin e Qarkut Tiranë me vlerë totale 35 milion lekë, e ndarë në dy lote si edhe tenderin për shërbimin e lavanterisë në QSUT me vlerë 9.2 milion euro. Të dy këto tendera dyshohet se janë abuzivë. Pra sinjalet janë të qarta se SPAK do bëjë të tjera goditje të bujshme në ditët dhe javët në vijim.

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Sot ka ditëlindjen aktorja brilante e skenës dhe ekranit shqiptarë Pavlina Mani: Jetë të gjatë e të shëndetshme ikonë!

Sot ka ditëlindjen aktorja brilante e skenës dhe ekranit shqiptarë Pavlina Mani: Jetë të gjatë e të shëndetshme ikonë!

13/11/2025
In memorie! Pak rrugëtim nga jeta e kolosit Kadri Rroshi

In memorie! Pak rrugëtim nga jeta e kolosit Kadri Rroshi

11/11/2025
Në kujtim të aktorit shkodran Ramiz Rama

Në kujtim të aktorit shkodran Ramiz Rama

11/11/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In