• Kontakt
Monday, June 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

6 ambasadorët “ndërhyjnë” në sherrin brenda PD: Foltorja e Berishës përplasje jo vetëm me SHBA

14/12/2021
in Aktualitet, Debat
A A
6 ambasadorët “ndërhyjnë” në sherrin brenda PD: Foltorja e Berishës përplasje jo vetëm me SHBA
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kaosi i shkaktuar një ditë më parë, ku ish-kryeministri Sali Berisha me mbështetësit e tij pushtuan selinë e PD-së, ishte ngjarje më e madhe që mund t’i ndodhë një partie që ka dominuar jetën politike të vendit.

Në historinë e demokracisë në këto 31 vite, mund të jetë precedenti i parë, pasi nuk ka qëlluar ndonjë përplasje kaq e fortë në selinë e një partie të madhe, aq sa mbështetësit e Berishës dhe Bashës rrezikonin të konfrontoheshin me njëri me tjetrin, apo ndonjë ish-kryetar të shkojë dhe të ulet në “karrigen” e munguar.

“Pushtimi” treorësh i mbështetësve të ish-kryeministrit duket se ka shqetësuar dhe ndërkombëtarët, të cilët 24 orë më pas shkuan në selinë e PD-së duke u takuar me kryetarin de jure të demokratëve.

Gjashtë ambasadorët e SHBA-së, BE-së, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Britanisë së Madhe zhvilluan një takim me kryedemokratin Lulzim Basha, duke dhënë kështu një sinjal të fortë sa i përket zhvillimeve të vrullshme në kampin e demokratëve.

Vetë Basha në një prononcim të shkurtër u shpreh se “takimi me ambasadorët ishte për të djeshmen, për të sotmen, për të ardhmen”, duke nënkuptuar se tensionet e ndodhura një ditë më parë ishin në fokusin e bisedimeve.

Nuk dihet nëse takimi u zhvillua me kërkesën e ndërkombëtarëve apo të vetë Bashës, por fakti është se ai mund të shihet si një sinjal ndaj Berishës që të frenojë veprimet e tij të ndodhura një ditë më parë, apo rëndësia që të huajt i kushtojnë respektimit të institucioneve.

Kjo vihet re edhe nga reagimi i menjëhershëm i mbështetësve të Berishës kundër kësaj lëvizje të fortë të ndërkombëtarëve, si e Edi Palokës dhe Tritan Shehut, që duket se kampin tjetër të demokratëve iu ka lënë një shije të hidhur.

“Absurditet kur kërkon te “mbrohesh” nga një takim me ambasadorët, që e ke kërkuar vetë. Takimi i sotëm me Grupin Quinto është kërkuar nga vetë Z.Basha e jo nga ambasadorët e nderuar, që janë pjesë e tij. Kjo ka një rëndësi të madhe interpretative, mbi te cilën kërkohet të spekulohet.

Sidoqoftë unë mendoj se secili nga ne për të qenë i rëndësishëm në PD duhet të llogarisë mbështetjen që ka në anëtarësinë e PD e jo të kërkohet të simuloje imazhe sureale për gjoja mbështetje nga ambasadorët”, shkruan Tritan Shehu në një status në rrjetet sociale.

Sali Berisha që nga muaji maj është shpallur si person “Non-grata” nga ana e SHBA-ve dhe se vendimi i mëpasshëm i Bashës për ta ngrirë nga grupi parlamentar të PD-së, deri sa të zgjidhte këtë përplasje me vendim e DASH, solli lëvizjen e Foltores, nismë e ish-kryeministrit për rrëzimin e kryedemokratit.

Tashmë ky takim i 6 ambasadorëve të shteteve më të fuqishme të SHBA dhe BE-së, që njihet edhe me emrin “QUINTIT” tregon se ndërkombëtarët nuk po qëndrojnë pasiv mbi zhvillimet në PD dhe ky i sotmi mund të pasohet dhe me takime të tjera me qëllim për të shmangur përplasjet brenda demokratëve.

Në Kuvendin e 11 dhjetorit të organizuar nga Berisha u përfol se i ishin dërguar ftesa nga organizatorët edhe për ambasadorët e huaj, por që asnjë prej tyre nuk ishte i pranishëm në stadiumin Air Albania. Tashmë Foltorja nuk mund të jetë vetëm përplasje e Berishës me SHBA, por në lojë mund të përfshihen edhe europianët.(Shqip)

Share207Tweet129


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

16/06/2025
Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In