• Kontakt
Tuesday, June 17, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Histori

53 vjet nga “drama e Tiranës”, kur Shqipëria tronditi Gjermaninë

17/12/2020
in Histori, Sport
A A
53 vjet nga “drama e Tiranës”, kur Shqipëria tronditi Gjermaninë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mendrit Shehu

17 dhjetor 1967 është data kur futbolli gjerman, do të pësonte shokun më të madh ndonjëherë. Ndeshja e luajtur në “Qemal Stafa” 53 vjet më parë ndaj Shqipërisë (e përfunduar në barazim 0- 0), ka hyrë në histori si një nga ditët më të zeza për Gjermaninë e futbollit.

Nënkampionët e botës vinin, për të marrë një fitore dhe për të siguruar biletën e kualifikimit drejt Euro ’68 në Itali. Grupi kualifikues ishte i vetmi me tre skuadra: Gjermania, Jugosllavia dhe Shqipëria. Kombëtarja shqiptare në një stadium plot e për plot luajti për tifozët dhe për të vënë në vend krenarinë e goditur rëndë pas humbjes në ndeshjen e para të zhvilluar në Gjermani me rezultatin 6-0.

Një ndeshje me një ritëm që nuk ishte hasur më përpara. Një ekip i udhëhequr nga një Loro Boriçi, që në rolin e trajnerit kishte vendosur ekipin në një mënyrë perfekte. Pati akuza nga ekipi gjerman që gjithçka u bë për të favorizuar Jugosllavinë, por ata nuk mund të kuptonin se për ne ishin të gjithë njësoj.

Gjermania Perëndimore vinte në atë ditë dimri me emra shumë të njohur, si Netzer, Schultz, Peter Meyer e shumë të tjerë. Kombëtarja shqiptare, me Zhegën, Bizin, Rragamin, Panon edhe me një Vaso të dëmtuar, por që nuk dorëzohet, duke luajtur një nga ndeshjet më të bukura ndonjëherë, deri sa shënuan edhe një gol, në minutën e 53-të: por për habi nuk u quajt i rregullt nga arbitri austriak, Ferdinand Marschall, kombësia e te cilit, përbënte një çudi dhe ishte shkak për të dyshuar për ndershmërinë dhe mbarëvajtjen e ndeshjes.

Ja si u përjetua nga ekipi gjerman ky rezultat:

“Ajo ndeshje ka hyrë në librat e historisë së futbollit gjerman”, thotë Bernd Patzke, ish-lojtari i kombëtares. Hera e parë dhe deri më sot e vetme në histori, që Gjermania nuk merrte pjesë në një finalet e një kampionati europian dhe kjo falë Shqipërisë. “Dita më e zezë e karrierës sime’, thoshte atëherë trajneri Heimut Schon. “Një ndeshje dhe një rezultat mizor.”

Shqipëria tronditi futbollin gjerman, por edhe atë botëror. I njëjti ekip gjerman pak vite më vonë do të shpallej kampion Bote dhe Europe, por ndeshja e zhvilluar në Tiranë nuk do harrohet asnjëherë.

SPIEGEL – Edhe prestigjiozja “SPIEGEL” me këtë rast i ka kushtuar një artikull të gjatë ngjarjes, duke risjellë në vëmendjen e publikut atë barazim të bujshëm përmes protagonistëve të kohës. Revista e ka cilësuar atë ndeshje me terma si “drama e futbollit” apo “poshtërimi i gjermanëve”.

“Tirana? Po, e pranoj: kam qenë atje!” Ish-mbrojtësi i Koln-it, Wolfgang Weber (76 vjeç), menjëherë kalon në sulm dhe përdor humorin: “Ka nga ata që ishin në fushë me mua në atë ndeshje që nuk e mbajnë mend më atë ngjarje.”

Si mundet – pyet revista gjermane – që një skuadër modeste si Shqipëria papritmas të bëjë një ndeshje kaq të madhe? Willi Schulz (79 vjeç) kapiten i gjermanëve asokohe e shpjegon kështu. “Ndodhin edhe ndeshje të tilla, – thotë Schulz. – Ishte një nga ato raste klasike, kur nuk mund të bësh asgjë: mund të luash për orë të tëra dhe e kupton që nuk ke për të shënuar dot gol”.

Ai siguron se gjermanët nuk i kishin nënvlerësuar aspak rivalët: “E dinim rëndësinë e asaj ndeshjeje. Nuk pati asnjë shenjë arrogance. Shqiptarët dhanë gjithçka. Një pjesë e mirë e skuadrës se tyre qëndronte vazhdimisht në zonën e vogël ose në vijën fatale të portës së tyre, ndërkohë që ne i vinim vërdallë vazhdimisht, por ishte shumë e vështirë, -thekson Schulz. – Ne nuk e gjenim dot atë dreq çelësi për të hapur kasafortën shqiptare”. Edhe sot e kësaj kapiteni i atëhershëm i Gjermanisë është i mërzitur kur kujton atë ngjarje: “Kur e mendoj pas 53 vitesh, them se do kisha dashur shumë të luajë në finalet e Kampionatit Evropian”.(si)

Momenti i golit të fitores i analluar nga gjyqtari


Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

16/06/2025
Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In