• Kontakt
Saturday, June 21, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

50 vjet pa aktorin e paarritshëm Naim Frashëri! Si u shua para kohe gjigandi i skenës, që luajti dhjetëra role në teatër

26/02/2025
in Nostalgji
A A
50 vjet pa aktorin e paarritshëm Naim Frashëri! Si u shua para kohe gjigandi i skenës, që luajti dhjetëra role në teatër
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ishte data 18 shkurt e vitit 1975, kur Naim Frashëri ishte 53 vjeç; ai sapo kishte mbaruar leksionet në Fakultetin e Dramës dhe në mesditë kishte ndier një dhimbje në pankreas.

Më parë ai kishte vuajtur nga një sëmundje verdhëze, por atë ditë pati një goditje akute në pankreas dhe vdekja ishte e menjëhershme. Në varrimin e tij morën pjesë të gjithë nxënësit dhe studentët e kryeqytetit, ndërkohë që, humbja e aktorit skenik u konsiderua si më e madhja në art gjatë viteve të pasçlirimit.

Rolet

Naim Frashëri ka interpretuar për herë të parë në Priskë të Tiranës, ku teatri partizan shoqëronte pasdite batalionin luftarak të paraditeve. Duke qenë edhe luftëtar, edhe aktor, Naimi spikati në rolet e tij për gjetje të detajeve të besueshme aktoreske dhe seriozitet në punën e përditshme. Ndërsa në Teatrin Kombëtar, që filloi në 1945, ai ishte ndër pionierët themelues të tij. Rolin e parë në filma e luan tek “Skënderbeu” më 1953, ndërsa të dytin tek “Tana” më 1958. Pastaj rolet e tij vijnë me radhë: “Fëmijët e saj”, “Gjurma, “Plagë të vjetra” etj..

Gjatë këtyre viteve ai ka merituar titujt më të lartë artistikë e deri te “Hero i Punës Socialiste”, që ishte një titull i lartë nderi. Por vdekja e tij në moshën 53-vjeçare u dha fund ëndrrave të Naim Frashërit, pikërisht atëherë kur pritej që ai të shërbente si fanar në horizontin e kinematografisë dhe teatrit shqiptar. Dhe pavarësisht nga jeta e shkurtër, talenti dhe rolet që realizoi mbetën si shembuj përsosmërie për brezin e mëvonshëm artistik të Shqipërisë. Për lartësinë e realizimeve, diksioni i zërit të tij u krahasua me atë të Aleksandër Moisiut.

Korifenjtë

Ishte pikërisht filmi “Plagë të vjetra” që bashkoi ansamblin e disa korifenjve të artit skenik në role kryesore që do të mbahen mend tepër gjatë. Duket se regjisori Dhimitër Anagnosti kishte pasur një nuhatje dhe ndjeshmëri të vërtetë prej kineasti kur kishte zgjedhur ekipin e tij me tre emrat e të mëdhenjve. Atëherë ishte ende fillimi i rrugëtimit kinematografik, por ky film shënoi një arritje interpretative (patjetër edhe regjisoriale), qoftë edhe për faktin se aty merrnin pjesë tre aktorët që do të shënoheshin në kronologjinë artistike si më brilantët.

Thuhet gjithashtu se, gjatë xhirimeve të filmit “Plagë të vjetra”, të tre gjigantët rrinin bashkë dhe shkonin shumë mirë. Sipas bashkëkohësve, thuhet se vetëm aktori Naim Frashëri kishte një pesimizëm të lehtë për rolin, ngaqë kish pritur që kjo figurë e mjekut të kishte më tepër hapësirë në film. Por, në përgjithësi pas xhirimeve Naimi ishte shumë i lumtur për cilësinë e filmit dhe bashkë me dy kolegët e tjerë kishin planifikuar të shkonin edhe në filmin tjetër që do të xhirohej vitin e ardhshëm.

Sidoqoftë, vdekja e tij e parakohshme ishte një hidhërim sidomos për kineastët dhe dashamirësit e artit skenik, por shembulli i tij reflektoi për shumë kohë në jetën e mëvonshme artistike të vendit. Filmi i parë i shkurtër “Fëmijët e saj” i Hysen Hakanit, 1957; filmi i parë i gjatë “Tana” i Kristaq Dhamos, 1958; si dhe i pari bashkëprodhim ruso-shqiptar “Skënderbeu” i regjisorit Sergei Jutkeviç, fitues në Festivalin e Kanës, më 1953, janë disa nga filmat që gjenden edhe sot në fonotekën e këtij arkivi. Paraqitja e tij e parë në skenë është në vitin 1942, kur shkolla e tij vë në skenë “Vilhelm Telin”, ku luan rolin e një fshatari, kurse Vilhelm Telin e luan Sandër Prosi.

Me këtë aktor ka një histori të gjatë bashkëpunimi në skenën e Teatrit Popullor. Rolet e para ai i mori në Teatrin Partizan, pastaj në Teatrin Popullor, ku në nëntor 1944 luajti dramën “Partizanët”. Më, 1945-n formohet teatri i rregullt dhe roli i parë i rëndësishëm, me të cilin luan në skenë është” Fedia” në dramën “Invadimi”.

Pastaj luajti disa drama sovjetike, si “Orët e Kremlinit”, etj., ndërsa më vonë e mori regjisori rus, Sergei Jutkeviç , për rolin e Palit, tek “Skënderbeu”. Naim Frashëri , luajti tragjedi dhe komedi. Kështu ai shkëlqeu edhe te veprat e Shekspirit, por edhe te “Tartufi” i Molierit, apo “Qeni i kopshtarit”, Mizantropi, etj.. Tek “Familja e peshkatarit” e Sulejman Pitarkës, më 1956-n, ai realizoi edhe Selimin edhe Jonuz Brugën. Ky ishte roli i fundit i karrierës së tij në teatër. Vitet ’60-’70 janë epoka e artë e Naim Frashërit.

Kush është Naim Frashëri

Sipas enciklopedisë, Naim Frashëri u lind në Leskovik më 15 gusht të vitit 1923 dhe vdiq më 18 shkurt të vitit 1975. Ai ishte një aktor i njohur shqiptar. Karrierën profesionale si aktor e filloi në fillim të vitit 1945, por dashuria për teatrin i lindi që në 1942-n. Naim Frashëri do të luante me sukses një sërë rolesh kryesore e të suksesshme. Valerin te “Tartufi”, Smithi te “Çështja ruse”, Gjoni te “Trimi i mirë me shokë shumë”, Selimi “Familja e peshkatarit”, gjeneralin te “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, Leka “Përkolgjinajt”, Nikolla “Armiqtë”, Sasha Ribakov “Orët e Kremlinit”, Lubeni “Proçesi i Lajpcigut”, Ferdinanti “Intrigë dhe dashuri”, Hauardi “Rrënjët e thella”, Hamleti, tek “Hamleti”, Jonuz Bruga, tek “Familja e Peshkatarit”. Për fat të keq roli i Jonuzit ishte i 80-ti dhe i fundit i tij. Ka interpretuar 8 role në filmin artistik. Naim Frashëri është nderuar me shumë tituj dhe çmime të ndryshme. Mbetet nga ikonat e teatrit shqiptar. Është dekoruar edhe me urdhrin e lartë “Hero i Punës Socialiste”, si dhe mban titullin “Artist i Popullit”.

Filmografia

Gjurmët – (1970)

Plagë të vjetra – (1968)

Ngadhënjim mbi vdekjen (1967) …. Hans von Shtolc

Furtuna (1959)

Tana – (1958) …. Stefani

Fëmijët e saj – (1957) …. Mësuesi

Skënderbeu – (1953)……Pali

Share202Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

E kaluara rrënqethëse e Sylvester Stallones

E kaluara rrënqethëse e Sylvester Stallones

20/06/2025
Sy të trishtuar e të përlotur…. ! “Lule plastike”, filmi i fundit i Robert Ndrenikës mbi vetminë e moshës së tretë

Sy të trishtuar e të përlotur…. ! “Lule plastike”, filmi i fundit i Robert Ndrenikës mbi vetminë e moshës së tretë

20/06/2025
Akuzat e  ikonës së skenës dhe ekranit Koço Qendro : Sot bëni si trima, por dikur fshiheshit si miu nëpër vrima

Akuzat e ikonës së skenës dhe ekranit Koço Qendro : Sot bëni si trima, por dikur fshiheshit si miu nëpër vrima

20/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In