• Kontakt
Saturday, June 21, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

31 ndryshimet në Kodin Zgjedhor, nga rihapja e kutive deri tek betimi i kryetarëve të partive se nuk do blejnë votat

26/06/2020
in Aktualitet
A A
31 ndryshimet në Kodin Zgjedhor, nga rihapja e kutive deri tek betimi i kryetarëve të partive se nuk do blejnë votat
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas tre vitesh mosmarrëveshje, kushtesh, mosbesimi dhe negociatash, PS, PD, LSI dhe opozita e re parlamentare kanë dalë me një draft përfundimtar për ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

Duke iu referuar këtij drafti, Shqiptarja.com ka identifikuar 31 ndryshimet më të rëndësishme në ligjin zgjedhor, ku që të gjitha konsistojnë në rritjen e garancive për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Për herë të parë parashikohet hapja e kutive pas zgjedhjeve në mënyrë rastësore nga KQZ, një masë kjo për të trembur administratën zgjedhore për të hequr dorë nga çdo praktikë manipuluese. Nëse KQZ gjen parregullsi, përgjegjësit do t’i dorëzohen Prokurorisë.

Për herë të parë parashikohet që partitë politike, si kusht për t’u regjistruar në zgjedhje, duke të dorëzojnë në KQZ një deklaratë të kryetarit, i cili duhet të betohet se nuk do të blejë votat. Për të evituar çdo mundësi abuzimi, është parashikuar që të gjithë emigrantët me banim të përsheshëm jashtë vendit, të cilët vijnë për të votuar në Shqipëri, do të votojnë në një zonë të veçantë në Tiranë dhe jo në zonat e tyre. Ndryshimet ndalojnë publikimin e rezultateve të sondazheve pesë ditë para zgjedhjeve, ndërsa vendosen kufizime sa i takon minutazhit të reklamave politike.

Katër muaj para datës së zgjedhjeve deri në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve ndalohet çdo akt qeveria që parashikon dhënien e benefiteve për kategori të caktuara të popullsisë.

Institucionet publike janë të detyruara të raportojnë në KQZ të gjitha veprimtaritë me karakter publik katër muaj para datës së zgjedhjeve, ndërsa KQZ mund të vendosë ndalimin e zhvillimit të aktivitetit.

KQZ-ja ndryshon nga themelet, duke u shpërbërë në tre degë; Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Komisioni Rregullator dhe Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve. Ndërkaq, vendoset kushti që anëtarët e Kolegjit Zgjedhor të kenë kaluar Vetingun. Ka ndryshuar edhe koha e zhvillimit të zgjedhjeve. Zgjedhjet duhet të mbahen vetëm gjatë periudhës 5 prill deri në 15 maj ose 15 tetori deri në 15 nëntor. Ndërkaq, dy çështje shumë të diskutuara si teknologjia dhe vota e emigrantëve, lihen në dorë të KQZ.

32 ndryshimet në ligjin zgjedhor

1. Parashikohet hapja e kutive për të verifikuar rregullsinë dhe saktësinë e veprimtarisë së administratës zgjedhore përgjatë administrimit të procesit dhe vlerësimit e numërimit të votave. Këqyrja bëhet nga KQZ-ja, me përzgjedhje rastësore, ose me kërkesë të palëve të interesuara, me përcaktim. Në rast nga këqyrja ka parregullsi, KQZ bën kallëzim penal për zyrtarët përgjegjës.

2. Kolegji Gjyqësor Zgjedhor përbëhet nga 8 gjyqtarë të Apeleve, me kushtin që të kenë kaluar Vettingun. Ata zgjidhen me short nga KLGJ.

3. Në lisën e kandidatëve një në çdo tri emra të njëpasnjëshëm duhet të jetë grua.

4. KQZ refuzon listat partive nëse nuk përfshijnë 30 % gra në pozicionet fituese.

5. Datat e zgjedhjeve do të caktohen vetëm gjatë periudhës 5 prill deri në 15 maj ose 15 tetori deri në 15 nëntor.

6. Riformatohet nga themelet KQZ, duke krijuar Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Komisionin Rregullator dhe Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve. Të gjitha këto struktura përbëjnë KQZ, ndërsa KQZ-ja aktuale shkrihet.

7. Komisioni Rregullator zëvendëson KQZ-në aktuale dhe miraton aktet për zhvillimin e zgjedhjeve. Përbëhet nga 5 anëtarë me mandat 5-vjeçar. Anëtarët zgjidhen nga Kuvendi.

8. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zgjidhet nga Kuvendi me mandat 7-vjeçar dhe drejton administratën e KQZ-së.

9. Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrton ankesat dhe vendos sanksione për shkeljet. Komisioni përbëhet nga 5 anëtarë, të cilët zgjidhen nga Kuvendi me mandat 9-vjeçar.

10. Përdorimi i teknologjisë në zgjedhje i lihet në dorë KQZ-së. KQZ-ja ka të kompetencë të eksplorojë, eksperimentojë dhe të vendosë përdorimin e teknologjive në zgjedhje.

11. KQZ-ja udhëheq dhe mbikëqyr procesin e votimit nga emigrantët.

12. Zona e qendrës së votimit nga jo më pak se 200 dhe jo më shumë se 1,000 zgjedhës, bëhet nga jo më pak se 300 dhe jo më shumë se 1,000 zgjedhës.

13. Emigrantët me vendbanimi të përhershëm jashtë vendit, nëse vijnë për të votuar, do të votojnë të gjithë në një zonë unike në Tiranë dhe jo në zonat e tyre.

14. Ndryshimi i emrave apo të dhënave të votuesve jashtë regjistrit zyrtar, dënohet me burg në bazë të nenit 248 të Kodit Penal.

15. Partitë që regjistrohen në zgjedhje, si kusht duhet të dorëzojnë në KQZ edhe një deklaratë të kryetarit të partisë ku të betohet se nuk do të blejë votat dhe se nuk do marrë para nga krimi.

16. Rezultatet e sondazheve zgjedhore nuk mund të publikohen gjatë 5 ditëve të fundit para datës së zgjedhjeve.

17. Ndalohet zhvillimi i fushatës zgjedhore në institucionet publike.

18. Partitë dhe kandidatët mbajnë përgjegjësi penale për çdo favor në këmbim të votave.

19. Partive dhe kandidatëve u ndalohet të mbulojnë shpenzime fushate apo të kryejnë veprimtari përmes personave të tretë.

20. Pasqyrimi i fushatës zgjedhore në mediat audiovizie bëhet vetëm në edicionet e zakonshme dhe të posaçme të debatit politik.

21. Media audiovizive mund të shfrytëzojë material filmik të servirur nga subjektet zgjedhore, në rast se nuk disponon material të vetin filmik, me kushtin që t’a shoqërojë lajmin me shënimin “materiali filmik servirur nga subjekti…”

22. Gjatë periudhës së fushatës, subjektet zgjedhore kanë të drejtën e transmetimit, kundrejt pagesës, të reklamave politike në mediat audiovizive private. Reklama politike duhet të identifikojë qartë subjektin porositës, ndryshe KQZ urdhëron publikimin.

23. Çdo parti ka të drejtën e transmetimit, për çdo medie audiovizive private, të jo më shumë se një reklame në ditë, jo më të gjatë se 60 sekonda, për gjithë periudhën e fushatë.

24. Ndalohet transmetimi i reklamave të paguara ose të financuara nga institucionet shtetërore dhe/ose nga çdo ent publik apo shoqëri tregtare ku shteti ka aksione për periudhën kohore 4 muaj para datës së zgjedhjeve deri në datën e zgjedhjeve.

25. Gjatë fushatës zgjedhore ndalohet marrja në punë, pushimi nga puna, lirimi, lëvizja dhe transferimi në detyrë në institucionet apo entet publike.

26. Katër muaj para datës së zgjedhjeve deri në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve ndalohet propozimi, miratimi ose nxjerrja e akteve ligjore ose nënligjore, të cilat parashikojnë dhënien e benefiteve për kategori të caktuara të popullsisë.

27. Institucionet publike janë të detyruara të raportojnë në KQZ të gjitha veprimtaritë me karakter publik që planifikojnë të zhvillojnë në periudhën katër muaj para datës së zgjedhjeve deri ditën e zgjedhjeve. KQZ mund të vendosë ndalimin e zhvillimit të aktivitetit.

28. Shuma që çdo person fizik ose juridik mund t’i japë një partia politike nuk mund të jetë më e madhe se 1 milion lekë.

29. Nuk mund t’u japin para partive personat që kanë përfituar fonde publike, kontrata publike apo koncesione në 3 vitet e fundit me vlerë mbi 10 milionë lekë, personat që ushtrojnë veprimtari në fushën e medias, kanë qenë partner me fonde publike në projekte të ndryshme, kanë detyrime monetare ndaj shtetit.

30. KQZ-ja krijon dhe mirëmban një portal në internet, për të denoncuar partitë dhe kandidatët në lidhje me financimin e fushatës.

31. KQZ-ja i kërkon informacion të rregullt organeve të policisë dhe të prokurorisë për hetimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve. /Shqiptarja.com/Adriatik Doci

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

E kaluara rrënqethëse e Sylvester Stallones

E kaluara rrënqethëse e Sylvester Stallones

20/06/2025
Sy të trishtuar e të përlotur…. ! “Lule plastike”, filmi i fundit i Robert Ndrenikës mbi vetminë e moshës së tretë

Sy të trishtuar e të përlotur…. ! “Lule plastike”, filmi i fundit i Robert Ndrenikës mbi vetminë e moshës së tretë

20/06/2025
Akuzat e  ikonës së skenës dhe ekranit Koço Qendro : Sot bëni si trima, por dikur fshiheshit si miu nëpër vrima

Akuzat e ikonës së skenës dhe ekranit Koço Qendro : Sot bëni si trima, por dikur fshiheshit si miu nëpër vrima

20/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In