• Kontakt
Wednesday, July 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

30 qershori që prodhoi 30 korrikun!

31/07/2020
in Blog
A A
Katër muaj që demontuan Albin Kurtin
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Data 30 duhet të jetë një numër ters për Lulzim Bashën, por që mund t’i kthehet mbarë në të ardhmen. 30 qershori i vitit të kaluar, ishte hera e fundit kur Lulzim Basha përdori shantazhin dhe kërcënimin, si mjet politik dhe dështoi. Disa muaj para 30 qershorit, dogji mandatet e deputetëve, me shpresë se shumica do gjunjëzohej.

Kur e pa që deputetët e zëvendësuan, bëri një akt tjetër final vetëvrasës, duke ikur dhe nga zgjedhjet lokale. Edhe ata u zhvilluan.

Pas kësaj ai e nxori Partinë Demokratike në rrugë, pa asnjë deputet dhe pa pushtet lokal.

Beteja e tij kundër 30 qershorit, e udhëhequr dhe “garantuar” nga Ilir Meta, i cili u kishte premtuar fuqinë e dekretit të tij, dështoi dhe ndëshkoi rëndë, si asnjëherë më parë në historinë e politikës shqiptare, një parti të madhe, duke e kthyer në parti rrugësh.

Pasojat e kësaj humbje të hidhur Partia Demokratike vazhdon t’i përjetojë.

30 korriku është pasojë e 30 qershorit. Nëse Lulzim Basha nuk do kishte ikur nga Parlamenti dhe nga zgjedhjet lokale, si pjesë e një aksioni për të de-institucionalizuar politikën shqiptare, sot nuk do kishte 30 korrik dhe as ndonjë shans që të rikthehej normaliteti elektoral në Shqipëri, duke votuar ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë hapjes së listave dhe koalicioneve parazgjedhore me një listë të përbashkët.

Por mbi të gjitha, 30 korriku tregoi se Lulzim Basha dhe Ilir Meta e kanë kuptuar dhe e kanë ndjerë thellë, se çfarë kanë bërë një vit më parë.

Dëgjova reagimet e tyre dhe sot mu dukën normale. Lulzim Basha mu duk më i pjekur, më i qartë, dhe më i vetëdijshëm se çfarë i ka bërë PD-së. Nuk përsëriti më ato marrëzitë e mëparshme, të tipit “nuk do hyj në zgjedhje”, “do përmbysim me dhunë” etj. Tha ato budallallëqet e zakonshme që nuk e njeh 30 korrikun, siç nuk do njihte 30 qershorin, por ato i kuptoj. E kuptoj madje dhe trimërinë e Metës që i thotë “mos guxo të provokosh më”, apo premtimin e Bashës se “do fus në burg Edi Ramën”. Dhe unë nuk besoj se Rama ka nevojë t’i provokojë më. Rëndësi ka që këtë radhë u bindën të futen në fushatë elektorale, se herë tjetër dhe sikur ta shikonte dikush me inat në rrugë, iknin nga zgjedhjet.

Po ashtu Ilir Meta pritej që sot të bëhej sovranist dhe u bë, duke mos fshehur dëshpërimin që dhe Bundestangu ishte dakord me 30 Korrikun.

Po ashtu Basha e ka pasur pak të vështirë t’ua shpejgojë ekipit të afërt reagimet e Parlamentit Europian, atë të relatores së Shqipërisë në Parlament Europian, të relatorit të Bundestagut në Parlamentin Europian etj, të cilët pranonin 30 Korrikun dhe shprehnin keqardhje për mungesën e konsesusit të opozitës.

30 qershori i vitit të kaluar, është ende i freskët për të kuptuar, se këtë 30 korrik e kanë dhuratë prej tij. Eshtë çmimi i hidhur që duhet të paguajë çdo udhëheqës, kur humbjet i shpall fitore dhe dështimet i shpall suksese. Ndaj PD është më e fituar këtë 30 korrik, pasi, e para e kupton që nuk ka fituar gjë dhe e dyta e kupton se çfarë ka humbur nga marrëzia e vitit të kaluar. Tani e treta e vërteta çfarë të kenë. Rëndësi ka që një hap të madh e kanë hedhur. E kanë kuptuar se kur djeg mandate e dhuron pushtet, nuk të pyet më njeri.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

15/07/2025
Edi Luarasi, aktorja e guximshme që sfidoi kohën e vet!

Edi Luarasi, aktorja e guximshme që sfidoi kohën e vet!

15/07/2025
Dëshmia tronditëse e vëllait të aktorit të njohur Dhimitër Orgocka: Si më spiunoi kolegu i zyrës dhe polakja e martuar në Korçë

Dëshmia tronditëse e vëllait të aktorit të njohur Dhimitër Orgocka: Si më spiunoi kolegu i zyrës dhe polakja e martuar në Korçë

15/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In