• Kontakt
Tuesday, August 26, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

24 vjet pa “Artistin e Popullit” dhe “Mjeshtrin e Madh” të dinastisë së aktorëve brilant korçarë Vangjush Furxhi

26/08/2025
in Nostalgji
A A
24 vjet pa “Artistin e Popullit” dhe “Mjeshtrin e Madh”  të dinastisë së aktorëve brilant korçarë Vangjush Furxhi
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vangjush Furrxhiu (1943-2001). Aktor, pedagog. Lindi në Korçë, më 24 mars. Mbaroi shkollën e lartë për aktor “Aleksandër Moisiu”, më 1966. Punoi si aktor në teatrin “A.Z. Çajupi” të Korçës, deri në vitin 1972 dhe më pas si pedagog dhe përgjegjës i katedrës së regjisurës, koreografisë dhe menaxherëve të artit (1989-1992) në Institutin e Lartë të Arteve.

Në vitet 1992-1994 ka qenë zëvendësministër i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, më pas punoi në sektorin e kulturës në Prefekturën e Tiranës. Ka kryesuar Shoqatën e Artistëve të Skenës për disa vjet. Aktrimi i tij u shqua për vërtetësi në mishërimin e karaktereve të ndryshme, sidomos të atyre që vinin nga shtresat sociale të nënpunësve e intelektualëve.
Në vitet ’60-’80 ai realizoi disa karaktere origjinale në mënyrën e shprehësisë së tyre artistike, ku dalloi me rolin e Luanit në dramën “Njollat e murrme” e Minush Jeros (1969), me të cilin u vlerësua me Kupën e Festivalit të Teatrove si Aktori më i mirë. Falë vërtetësisë së lojës së tij, ky personazh mori jetë, u bë i besueshëm në raportin kontradiktor dhe dramatik që ai kishte ndaj lirisë dhe privatësisë së njeriut nën diktaturë dhe kuptimit disi ndryshe të tyre, duke i dhënë më shumë domethënie asaj çka personazhi përfaqësonte.

Me Dursun Mullagën në dramën “Ditët e kiametit” e Luan Qafezezit (1978), vënë në skenë nga Esat Oktrova në Institutin e Lartë të Arteve, ai paraqiti zyrtarin finok, tinëzar e të korruptuar, i dhënë përmes gjetjeve të pasura aktoriale, në rrafshin e një satire të mprehtë, kurse me rolin e Thanasit në dramën “Hijet e natës” e Vedat Kokonës (1984) në Teatrin Popullor solli një figurë interesante, të mëvetësishme, në një trajtë origjinale, ku zotëronte sarkazma e hidhur, shpotia, por brenda një gjendjeje dramatike të besueshme që buronte prej sjelljes të personazhit.

V. Furrxhiu ishte nga aktorët më të spikatur të kinematografisë. U dallua për një lojë realiste, me tone psikologjike, rëndom me përjetime të kahut dramatik, por edhe me përvijime të mprehta ironike e sarkastike, ku tërhoqën vëmendjen gjithashtu shija e tij e hollë, sqima, finesa, përkujdesja për të nxjerrë në pah elementet më ekspresive në gdhendjen plot mund e ngulm që u bënte roleve.

Ndër figurat mbresëlënse që krijoi në kinematofrafi janë: Arifi në filmin “I teti në bronz” (1970), “Peliçeli në filmin “Malet me blerim mbuluar” (1971), Kiço Pela në filmin “Njeriu i mirë” (1982), Latif Bora në filmin “Agimet e stinës së madhe” (1981) me të cilin ka fituar Kupën e Festivalit V të Filmit Shqiptar.

Falë spikamave ironike e sarkastike, ai bëri të dukshëm te ky rol anët korruptive të vdirra, mendjemadhësinë dhe abuzimin me pushtetin dhe të drejtën; kjo sajë një aktrimi që hidhte dritë, jo vetëm te karakteri demagogjik i të vërtetës së shpallur, por sidomos tek ajo që në fakt fshihej pas embrioneve të shprishura e të dhunshme të vetë shoqërisë të porsa dalë nga Lufta e Dytë Botërore. Në këtë mënyrë iu dha një përmasë metaforike paradigmës së njohur të pushtetarit spekulant të kohës.

Besian Vorpsi në filmin “Të paftuarit”, nderuar me Medaljen e Festivalit VII të Filmit etj., solli një tjetër kah në interpretimin e V. Furrxhiut, atë më të suksesshmen, gjithashtu edhe më të ndërlikuarën: vetironizimin, gjendjen e dyfishtë, shpotinë me vetveten. Delikatesa, inteligjenca dhe mprehtësia bëhen të dukshme në tërë arsenalin e mjeteve shprehëse që ai ka përzgjedhur, te funksionet konotative me mbarsje satirike që u ka atribuar këtyre elementëve, sikurse tek aftësia për të realizuar pa zhurmime dhe efekte spekulative kritikën e personazhit sajë linjës së hollë të autodemaskimit.

Në lojën e tij si aktor vihet re një patos i brendshëm, theksimi i gjendjeve të përnxitura e nervoze, me qëndrime herë-herë shpotitëse, të shoqëruara shpesh edhe me trishtim, përvuajtje e pezëm. Ka fituar disa çmime. V. Furrxhiu ka shkruar artikuj e shkrime për teatrin, kinematografinë, me mbi 60 njësi bibliografike të botuara apo të kumtuara, si studime, referate, kumtesa, artikuj problemorë, recensione.

Ishte hartues i disa programeve mësimore në Akademinë e Arteve, si dhe bashkëautor i tekstit “Mjeshtëria e Aktorit”. Ka dhënë një ndihmesë të vyer pedagogjike në përgatitjen e studentëve të aktrimit dhe regjisurës qysh nga viti 1972 e derisa vdiq nga një sëmundje e pashërueshme, duke ndikuar kështu në rritjen e kërkesave dhe cilësisë artisike. Mbante titullin shkencor profesor, si dhe titullin Artist i Popullit. Pas vdekjes, Vangjush Furxhi mban dhe Titullin “Mjeshter i Madh”. Emrin e tij mban dhe një nga rrugët në qendër të Tiranës.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

2 vite pa aktorin fierak Koço Papadhopulli: Ja si e përjetoi aktori dhe miku i tij Mevlan Shanaj humbjen e tij

2 vite pa aktorin fierak Koço Papadhopulli: Ja si e përjetoi aktori dhe miku i tij Mevlan Shanaj humbjen e tij

26/08/2025
Sot humorist i fëmijëve dhe të rriturve i paharruari Ben Shaka do mbushte 73 vjeç

Sot humorist i fëmijëve dhe të rriturve i paharruari Ben Shaka do mbushte 73 vjeç

26/08/2025
24 vjet pa “Artistin e Popullit” dhe “Mjeshtrin e Madh”  të dinastisë së aktorëve brilant korçarë Vangjush Furxhi

24 vjet pa “Artistin e Popullit” dhe “Mjeshtrin e Madh” të dinastisë së aktorëve brilant korçarë Vangjush Furxhi

26/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In