Lamtumirë Koço PAPADHOPULLI! Sot shikoj se paska ikur Koçua! Një angushti më mbërtheu dhe qortova veten se prej disa kohësh nuk kisha kominikuar me Koçon!
Çdo kush që ka pasur mundësi ta ketë takuar në jetë do ndihet nga ky lajm i mbërthyer me shtërngim në zemër pasi aty në thellësi do ishte Koçua! Njeriu i vlerave njerëzore si askush tjetër! Koçua kishte lindur për të dhënë dashuri! Për të po thuaj nga të gjithë thuhej” I mirë i botës, i keq i vetes”.
Koçua dinte të bënte më të mirën jo vetëm për ne miqtë e afërt, po për çdo njeri që do i kërkonte diçka! Gjithë jetës mbolli dashuri! Vështirë të gjeje në jetë një mik si Koçua! Krenarë për tërë jetën të jetë familja!
Ata duhet të dinë se Koço Papadhopulli ishte miniera e floririt që la në jetë vetëm shkëlqimin e shpirtit!Iku një një mik që ta le boshllëkun vrasës për gjithë
Jetën!( Ishim nga Patosi të dy, kur vajta në shkollën e aktorëve, Koçua ishte në vitin e tretë, më mori në dhomën e tij , ai bënte ” ligjin” dhe qëndruam dy vjet në një dhomë)./ Mevlan Shanaj 23 gusht 2023