• Kontakt
Monday, June 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Dosja X

1988, Çështja penale për kontrabandën e futbollistëve të “Dinamos”

06/06/2022
in Dosja X
A A
1988, Çështja penale për kontrabandën e futbollistëve të “Dinamos”
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Për të dhënë një shembull të mirë penal, për kontrabandën e futbollistëve të “Dinamos” filloi çështja penale. Midis të tjerash në njoftimin e organit të Hetuesisë së Përgjithshme, thuhej:

“Hetuesia filloi kryesisht në datën 23.4.1988 çështjen penale për krimin e kontrabandës së kryer nga futbollistët e klubit sportiv “Dinamo”. Skuadra e futbollit është nisur më 13.3.1988 me 14 futbollistë dhe 7 persona të tjerë që e shoqëronin. Kur kanë kaluar në doganën e Kapshticës janë bllokuar sendet ushqimore dhe pijet alkoolike që kishin me vete. Më datë 13.3.1988 në darkë, ekipi ka fjetur në qytetin e Aleksandropulosit në Greqi, ku kanë qëndruar deri në datë 17.3.1988 në mëngjes dhe janë nisur për në Stamboll. Gjatë rrugës përgjegjësi i ekipit Sokol Morina u ka dhënë futbollistëve dietën prej 52 dollarë për çdo person. Rreth orës 12.00 kanë mbërritur në Stamboll dhe janë lënë të lirë të dilnin në qytet për të blerë plaçka dhe në orën 16.00 të ktheheshin për t’u nisur.

Pjesëtarët e ekipit janë takuar me punonjësit e konsullatës dhe persona të tjerë me origjinë shqiptare, të cilët i kanë ndihmuar për të blerë sende të ndryshme me çmim më të ulët.

Rreth orës 18.00 janë nisur në drejtim të Greqisë dhe në orën 23.00 kanë arritur në Aleksandropulos, ku dhe kanë fjetur atë natë. Më 18.3.1988 në mëngjes janë nisur në drejtim të Shqipërisë dhe në Kavalla të Greqisë kanë qëndruar për 1 orë, me kërkesën e mjekut Pëllumb Karagjozi për të shpenzuar të hollat e dietës. Gjatë rrugës kanë ndaluar disa herë për të ngrënë drekë, pushuar apo pirë ujë. Në Kapshticë kanë mbërritur në orën 21.00, ku pasi kanë pritur në një nga zyrat e doganës për rreth gjysmë ore, deri sa të vinte përgjegjësi i doganës Diço Petrovski, ka filluar kontrolli.

Fillimisht është ushtruar kontroll në autobus dhe ka rezultuar se tek tavani, në vendin e grilave të gjendeshin të fshehur 45 shalle të lidhur 5 – 7 copë me njëri – tjetrin, në formë gjatësore dhe në sediljet nr.32, 37, 40, 43, 44 janë gjetur të fshehura 538 ora elektronike plastike, me rrip të zi, burrash, 10 ora elektronike, plastike grash, dy ora “Sejko 5”, 6 ora “Citizen” dhe 6 ora “Dvaras”. Jashtë autobusit janë gjetur 3 çanta sportive të fshehura, të cilat në përgjithësi kishin sende veshmbathje të reja brenda”./55News.al

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

16/06/2025
Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In