• Kontakt
Tuesday, June 17, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Diaspora

18-vjeçarja shqiptare lidhet me marokenin, familja dhe farefisi s’pranojnë lidhjen dhe i terheqin zvarre në mes të rrugës

30/12/2022
in Diaspora
A A
18-vjeçarja shqiptare lidhet me marokenin, familja dhe farefisi s’pranojnë lidhjen dhe i terheqin zvarre në mes të rrugës
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një sherr i madh ka ndodhur së fundmi në Sicili, Itali mes një familje shqiptare dhe një marokeni. Mësohet se shkak për përplasjen e dhunshme ku janë përfshirë 10 persona, është bërë lidhja që 18-vjeçarja shqiptare kishte me një 21-vjeçar maroken. Por prej disa muajsh kjo lidhje kundërshtohej hapur nga familja e të afërmit e vajzës që nuk donin një djalë me origjinë marokene.

Një natë, rreth orës 21.30, teksa dy të rinjtë po dilnin për darkë me motrën e vajzës, duke kaluar nëpër Piazza Roma, ata hasën në disa të afërm të 18-vjeçares, xhaxhait të largët 47-vjeçar dhe bashkëshortes së tij si dhe një çift miqsh të tyre. Sapo u takuan në rrugë, të afërmit e shqiptares nisën t’i ofendonin dhe në atë moment vajza, në përpjekje për të qetësuar gjakrat, iu kërkoi familjarëve të ndalonin, por ata e rrahën, e qëlluan me shpulla duke e kapur për flokësh.

Edhe i riu maroken u dhunua nga xhaxhai i shqiptares. Por 21-vjeçari në përpjekje për t’u mbrojtur mori një shkop në dorë. Gjatë përleshjes u shfaqën papritur anëtarët e tjerë të familjes, daja dhe gruaja e tij, përfshirë një 32-vjeçar me një thikë xhepi dhe një 37-vjeçar me shishe birre në dorë.

Dhe përforcimet nuk kanë të ndalur: në vendngjarje kanë shkuar të afërm të tjerë shqiptarë, një 67-vjeçar, një 43-vjeçare dhe djali i tyre 23-vjeçar, të cilët dyshohet se janë përfshirë në sherr me grushta e shkelma.

Por shqiptarja dhe marokeni ia arritën të shpëtonin nga dhuna në rrugë, motrat u strehuan në shtëpinë e tyre dhe i dashuri humbi gjurmët për pak kohë. Disa sulmues (32-vjeçari, 37-vjeçari dhe 23-vjeçari), duke u munduar të gjenin të riun maroken shkuan në apartamentin e vajzave në via Vittorio Emanuele, duke thyer shtëpinë. Tre sulmuesit kur e panë që marokeni s’ishte aty u larguan.

Në banesën e shqiptarëve mbërritën më pas daja me gruan e tij, të cilët sulmuan me shqelma, grushta dhe shuplaka jo vetëm të renë shqiptare, por edhe nënën e saj.

Karabinierët që ndërhynë i dhanë fund përleshjeve mes kërcënimeve dhe ofendimeve të dajave në shqip. Disa prej të lënduarve nga sherri masiv përfunduan në spital dhe disa prej tyre duhet të qëndrojnë të shtruar për shkak të dëmtimeve që kanë marrë.

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

16/06/2025
Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In