• Kontakt
Sunday, July 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

14 vjet pa aktorin e madh Bep Shiroka, përshpirtje për “fanatikun” dhe “xhandarin” e pavdekshëm

02/07/2024
in Nostalgji
A A
14 vjet pa aktorin e madh Bep Shiroka, përshpirtje për “fanatikun” dhe “xhandarin” e pavdekshëm
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bep Shiroka, lindi në Shkodër në një familje me tradita artistike dhe u diplomua për pikturë në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë.

Aktivizohet si amator në trupat teatrore të qytetit dhe në 1960 thirret të punojë në Trupën Profesioniste të Teatrit “Migjeni”. Nga ky moment nis një karrierë të sukseshme në teatër dhe kinema, në darmë dhe komedi. Ka interpretuar në filmat “Çifti i lumtur”, “Koncert në vitin 1936”, “Historiani dhe kameleoni”, “Kur hapen dyert e jetës”, “Fushë e blertë, fushe e kuqe”, “Lugina e e pushkatarëve”, etj. Bep Shiroka ishte një aktor që realizoj me aq mjeshtri role për kinematografinë dhe Teatrin shqiptar. Pa përjashtuar në asnjë moment dimensionet si njeri perfekt në jetën e përditshme, virtyt që nuk e gjejmë shpesh.

Për aktorët e kalibrit, për ato që kanë lënë gjurmë në kujtesën tonë dhe që batutat e tyre i themi pa fund, është e vështirë të kujtojmë datën e vdekjes, pasi vdekja, si akt fizik, na duket e pakuptueshme dhe e papranueshme për ta. Prandaj është me vënd të kujtojmë ditëlindjen e tyre.

Gjatë muajit shtator, trupa e teatrit Migjeni të Shkodrës kujtoi dhe nderoi aktorin e madh të këtij komuniteti artistësh, aktorin e talentuar Bep Shiroka, në përvjetorin e tij të lindjes. Ndërsa ne do të ndajmë me ju një biografi të aktorit, si vlerësim për kontributin e tij në artin skenik shqiptar.

Bep Shiroka, është një aktor komik dhe dramatik që rrallë e takon skena shqiptare. Ai ka shklëqyer në gjysëm shekulli karriere, me angazhime profesionale, nga teatri deri tek filmi. Kryerolet e tij në kinema e teatër e shndërruan aktorin në idhull të batutës dhe të humorit.

Nëse publiku shqiptar, kryesisht e identifikon me dy filma, “Çifti i lumtur” (1975) dhe “Koncert në vitin 1936”, (1978), vlerësimi i bashkëqytetarëve të tij shkodranë shkon përtej kinemasë…. Shkon përtej 160 premierave të Teatrit “Migjeni” në 40 vite karrierë, ku në shumicën e tyre ka interpretuar rolin kryesor.

Bep Shiroka është një artist që rrugën e nisi nga piktura. Ai lindi e jetoi në një qytet ku arti ushqen shpirtërat njëlloj si ajri, duke lënë gjurmë, që koha kurrsesi nuk mund t’i fshijë.

Aktor i teatrit, apo kinemasë? I dramës apo komedisë? Këto pyetje marrin përgjigje pohuese në të gjitha rastet, ndërsa komplimentet për kontributin, nostalgjinë, adhurimin ndaj aktorit janë njëlloj prezente si në të gjallë të tij.

Aktori Bep Shiroka, e nisi dhe e përfundoi karrierën në Teatrin Migjeni. Aty luajti rolin e parë dhe të fundit. Roli i parë në vitin 1960, kur aktori ishte 27 vjeç në dramën “Nora” të Andrea Skanjetit, ndërsa roli i fundit në vitin 2008, në moshën 75 vjeçare, kur me një kthim të bujshëm, dinjitoz, por fatkeqësisht të fundit, u ngjit në skenën e Migjenit si për të dhënë lamtumirën e tij me “Putargat e thata” të Stefan Çapalikut. Të dy këto kufinj skenikë mbartin vlerë të veçantë për aktorin. Roli i parë, sepse e futi në rrugën e mistershme të aktrimit, i fundit sepse tregoi se sa e gjatë, e bukur dhe dinjitoze, magjike dhe emocionuese kishte qenë kjo rrugë. Por, nëse roli i parë është si fëmija i parë, roli i fundit në vitin 2008 shënoi një karakter tjetër interesant me peshë të madhe dramatike. Ky rikthim erdhi pas shumë hezitimesh, ishte 75 vjeç dhe emocionet e rikthimit ishin të forta.

Aftësia për t’iu përshtatur si roleve komike, ashtu edhe roleve dramatike ka qenë një nga pikat e forta të aktorit Bep Shiroka. Në të njëjtin moment, aktor komik fantastik, me batuta e skeçe që rallë i ka ndeshur kinematografia dhe skena shqiptare dhe nga ana tjetër një aktor dramatik i jashtëzakonshëm. Ndonëse i interpretonte të dyja, ai vlerësonte me tepër pjesën dramatike tek një aktor. Vazhdimisht thonte se një aktor nuk mund të bëhej i madh, pa anën dramatike. Ai mendonte se një aktor nuk quhej i kompletuar, nëse i mungonte ana dramatike. Veten e quante aktor të dramës, ndonëse pohonte se çdo aktor është mirë që nga njëherë të luajë edhe komedi.

Bep Shiroka, lindi në vitin 1933, ndërsa u nda nga jeta në vitin 2010, ai është ndër aktorët e shkëlqyer të skenës dhe filmit shqiptar. Të paharruar mbeten sidomos rolet e tij në filmat komedi, “Çifti i lumtur” dhe “Koncert në vitin 1936”, ku spikati për origjinalitetin dhe freskinë në interpretim. Qendrimi skenik, mimika dhe gjestikulacioni konsiderohen si armët më të forta të aktorit.

Roli që e ka pasur më për zemër është sigurisht roli i babait fanatik në filmin “Çifti i lumtur”. Në fakt ishte një skeç, që më pas u kthye në komedi në skenën e Teatrit Migjeni në Shkodër. Nga komedi, ku aktorëve iu la dorë e lirë me batutata, erdhi një sukses i jashtëzakonshëm, i cili i hapi rrugën filmit me regjisor Pirro Mani. Në këtë komedi që e njohim dhe e duam të gjithë, aktori interpreton rolin, ndër më të mirët e karrierës së tij, atë të “Fanatikut”.

Suksesi i atij filmi lidhet me shumë komponentë, por në mënyrë të padiskutuar lidhet me lojën brilante të aktorit shkodran. Mjaft natyral në interpretim. Fakti që ka interpretuar veten e tij, një burrë me vlera të forta, por i butë si njeri, që për familjen shpesh shkelte edhe bindjet e kryefortësinë e vet, përbën një nga çelësat e suksesit të rolit. Në atë rol, aktori nuk ka qenë fare i sforcuara, ka qenë krejt i natyrshëm në interpretimin e rolit, edhe sepse ka interpretuar në dialektin e qytetit të tij. Interesant është fakti se në këtë film, shumica e batutave, nuk kanë qenë të shkruara, por i shpikte ai vetë në momentin e xhirimeve. Dhe këtë detaj mund ta vlerësosh përshëmbull kur sheh aktoren Tinka Kurti, që luan rolin e gruas, duke qeshur me te madhe. Aty dallohet se Tinka po qesh me gjithë shpirt, pasi askush në ekipin e xhirimit nuk priste që aktori Bep Shiroka të bënte ato batuta.

Ndërkohë roli i “Xhandarit” në filmin “Koncert në vitin 1936”, pa diskutim ngelet një nga xhandarët më simpatikë të kinematografisë shqiptare. Të gjithë, ndërsa kujtojmë këtë film e identifikojmë me aktorin Bep Shiroka. Këtë rol aktori e ka punuar me shumë dëshirë, në krah të një trupe të mrekullueshme, si Robert Ndrenika, Birçe Hasko e Roland Trebicka. Në këtë film të regjisorit Saimir Kumbaro, aktori Bep Shiroka, ka interpretuar rolin e një xhandari, që kujton se është gjithçka e s’është asgjë. Ky lloj tipi shkon pas prefektit, kryetarit të Bashkisë, gjithë nëpunësve, merret me mbytjen e qenve, me vënien e afisheve, pra merret me të gjitha, bërtet në kupë të qiellit kot së koti, por askush nuk ia vë kush veshin. Vetëm një aktori i tillë, improvizues, detajist, vëshgues i thellë i karaktereve njerëzore dhe imitues i tyre, njeri i batutave të papritura, mund ta ndërtonte këtë rol kaq simpatik. /Neritana Kraja

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In