• Kontakt
Thursday, July 10, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

13 vjet nga tragjedia! Pakti për Gërdecin: Mesazhi i dorës së Edi Ramës mbi shpatullat e Berishës

13/03/2021
in Aktualitet, Dosja X
A A
13 vjet nga tragjedia! Pakti për Gërdecin: Mesazhi i dorës së Edi Ramës mbi shpatullat e Berishës
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha janë bashkë në ditë të zeze dhe të bardha. Janë bashkë kundër reformës në drejtësi, bëhen bashkë kur vrasin, kur vjedhin, kur shesin territoret e Shqipërisë, kur përvetësojë pronat publike.

Zhvillimet në 27 vitet e fundit kanë treguar se Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha janë bashkë kur qeshin, janë bashkë kur qajnë. Ata duhet të hyjnë bashkë edhe në burg. Një nga paktet e shumta mes këtyre njerëzve që i kanë sjellë kaq shumë të këqija kombit shqiptar, është mbyllja e plojës në Gërdec, ku nga korrupsioni i qeveritar u vrajë 28 gra, fëmijë, pleq dhe burra, u plagosën 300 të tjerë, u hodh në erë një fshat i tërë dhe më në fund, thanë se ishte një aksident teknologjik, thua se shpërtheu një bombël gazi.

Nëse Sali Berisha, i biri i tij dhe dy ish-ministra janë në një farë mënyre arkitektët e Gërdecit, pala tjetër, asokohe në opozitë dhe sot në pushtet, është bashkëfajtore për shkak se u rrahu shpatullat fajtorëve.

Pavarësisht rivrasjes së viktimave nga gjykatat e degraduara shqiptare, nuk ka asnjë dyshime se, shpërthimi i Gërdecit, nuk ishte dhjetë vetëm një aksident teknologjik, por ishe edhe një biznes i mirëfilltë qeveritar, në shërbim të të cilit u vunë ministra, ushtarakë, një fshat dhe banorët e këtij fshati, që në rastin konkret përdoreshin si skllavët e vdekjes.

Megjithatë, kjo ngjarje ngërthen edhe një enigmë të madhe. Po cilat janë pikat e errëta të Gërdecit? Fija e pambarimtë e dyshimit nis me një shenjë, me një gjest, ndërsa përvijohet me lëvizje të tjera komprometuese.

Gjithçka nis me dorën e Edi Ramës mbi shpatullat e Sali Berishës. Kur qeveria e Sali Berishës, jo vetëm duhet të kishte dhënë dorëheqjen në bllok, por mundësisht të ishte arratisur nga Shqipëria, ndodhi diçka e pa imagjinueshme, Edi Rama i rrahu shpatullat Sali Berishës dhe gati sa nuk i fshiu lotët e krokodilit Sali Berishës.

Mesazhi ishte i qartë; Jemi bashkë, asgjë nuk do të ndodhë. Për 10 vite më radhë, Partia Socialiste ka vajtuar për Gërdecin, ka prodhuar një lum me akuza që qëndrojnë, ka ngritur zërin për mosndëshkimin e përgjegjësve, ka denoncuar implikimin e familjarëve të Berishës etj. Por, ajo dorë i ka rrëzuar të gjitha. Dhe çdo vit që kalon, shenjat e dorëz mbi shpatullat e Berishës marrin më shumë kuptim.

Në kundër të këtij pakti, qeveria “Rama” ka mbrojtur zyrtarisht alibinë e Sali Berishës për Gërdecin. Berisha e ka konsideruar Gërdecin një aksident teknologjik. Por, edhe Ministria e Mbrojtjes, gjatë qeverisjes Rama, mendon se Gërdeci është një aksident teknologjik.

Për shumëkënd ky fakt mund të tingëllojë i pabesueshëm, por ky ishte një argument i qeverisë Rama, e cila iu kundërvu familjarëve të Gërdecit në gjykatë. Siç dihet, Ministria e Mbrojtjes përfshiri në një betejë gjyqësore me familjarët e viktimave të Gërdecit, për çështjen e dëmshpërblimit, në Gjykatën Administrative. Gjatë seancave gjyqësore, Ministria e Mbrojtjes ka mbrojtur të gjitha vendimet dhe aktet në lidhjet me fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec.

Mjafton përgjigja e një pyetje për të shuar çdo dyshim se Kosta Trebicka, jo vetëm është vrarë, por është vrarë në mënyrë të trashë dhe banale, për të evituar një dëshmi fundosëse për Gërdecin. Pyetje është: Kush ishte njeriu i parë që u gjend pranë trupit të pajetë të Kosta Trebickës?

Ish-bodigardi i Sali Berishës, Agron Kuliçaj, është njeriu i parë që është gjendur në vendin ku humbi jetën Kosta Trebicka, nga organet ligjzbatuese të shtetit. Ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj, si dhe prokurori Sokol Stojani, arritën në vendngjarje rreth orës 15:20. Ndërkaq, trupi i pajetë i Kosta Trebickës ishte i shtrirë në një rrugë, mes një fushe të madhe me bar të thatë. Askush përveç këtij njeriu nuk e di të vërtetën e rrokullisjes së makinës së Kosta Trebickës.

Si ka mundësi që ky personazh i dyshimtë u gjend në kohën dhe vendin e duhur? Për çfarë misioni ishte Kuliçaj në vendngjarje? Kujt i duhej eliminimi i Kosta Trebickës? Roli i njeriut më të besuar të familjes Berisha, vijon të mbetet i dyshimtë sa i takon zhdukjes dhe manipulimit të pronave dhe në vendin e ngjarjes. Po ashtu rol të dyshimtë ka luajtur edhe eksperti amerikan Kevin Teter, i cili në raportin e tij, doli në përfundimin se Trebicka vdiq në një aksident të pastër automobilistik. Më pas, për mungesë dëshmitarësh, gjykimi i trafikut të armëve për çështjen e Gërdecit është braktisur nga drejtësia shqiptare.

Pse duhej eliminuar Kosta Trebicka?

Kosta Trebickës ishte i pari që denoncoi Sali Berishën dhe familjarët e tij në gazetën Neë York Times, ndërsa soli edhe gazetarin e Neë York Times në Gërdec. Artikulli për trafikun e armëve drejt vendeve në konflikt dhe Afganistanit u botua dy ditë pas shpërthimit. Ndërkaq, Kosta Trebicka ishte njeriu që denoncoi edhe të birin e Sali Berishës, Shkëlzen Berisha, si njeriu që drejtonte në prapaskenë biznesin familjar në Gërdec.

Ministrat konsultonin me Shkëlzenin çdo urdhër, ndërsa baxhanaku i Berishës vepronte në punishte. Po ashtu, pasi u nxor nga loja për të mos mbajtur të fshehtë trafikun, Kosta Trebicka denoncoi trafikun e armëve me “lejen” e familjes. Armët, në letra, konsideroheshin si të demontuara nga Ministria e Mbrojtjes, por që në të vërtetë trafikoheshin drejt vendeve të Lindjes, të cilat ishin përshirë në konflikte luftarake, ndërsa ishin nën embargon e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Kosta Trebicka ishte i besueshëm. Informacionet e tij ishin të sigurta dhe të detajuara, pasi kompania e tij bënte riambalazhimin e municioneve kineze, duke i paraqitur me etiketë tjetër. Por, Trebickës i hoq ky shërbim, nga mundësia e dekonspirimit të trafikut që orkestrohej nga familja Berisha.

Një tejtër njollë që ka mbetur nga shpërthimi i Gërdecit është kërcënimi i gjeneralit, Luna Hoxha, nga Shkëlzen Berisha, i biri i Sali Berishës. Të paktën kështu ka raportuar ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Xhon Uidhers, në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Në kabllogramet e publikuara nga Uikiliks, përmendej Luan Hoxha për një bisedë në të cilën ai kishte informuar ambasadorin amerikan Uidhers në lidhje me Gërdecin. Hoxha kishte denoncuar tek Uidhers edhe kërcënimet e djalit të Berishës, nëpërmjet telefonit. “Hoxha pranoi se stafit të tij ishte thënë të transportonte municionin në atë vend dhe të ruante vendin.

Pas kësaj, presioni mbërriti përmes telefonit nga një djalë i ri, i cili më pas u konfirmua si Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit, që e urdhëroi të vijonte dërgimin e municionit të kalibrit të lartë në Gërdec, pa pasur asnjë vonesë”, shkruhet në kabllogramin e ambasadës së SHBA. Hoxha sot është arratisur pikërisht nga kërcënimet.

Nga ana tjetër, Shkëlzeni e ka mohuar kategorikisht pretendimin e ish-ambasadorit amerikan. Por, shqiptarët, përgjithësisht, janë të prirur që më shumë të besojnë amerikanët./Pamfleti.

Share202Tweet127


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Demokracia i zuri të rinjë sot po plaken por paçin jetë sa më të gjatë me të gjitha ata që meritojnë

Demokracia i zuri të rinjë sot po plaken por paçin jetë sa më të gjatë me të gjitha ata që meritojnë

09/07/2025
49 vjet më parë si sot shfaqej për herë të parë filmi “Dimri i fundit” me një kastë aktorësh që nuk do vdesin kurrë

49 vjet më parë si sot shfaqej për herë të parë filmi “Dimri i fundit” me një kastë aktorësh që nuk do vdesin kurrë

09/07/2025
Bujar Lako – ”Mujo Bermema” dhe Sulejman Pitarka – ”Zheleznovi”, dy të pavdekshëm edhe si ushtarak karriere (komandanti shqiptar dhe ai sovjetik i bazës së Pashalimanit në filmin ”Ballë për ballë”

Bujar Lako – ”Mujo Bermema” dhe Sulejman Pitarka – ”Zheleznovi”, dy të pavdekshëm edhe si ushtarak karriere (komandanti shqiptar dhe ai sovjetik i bazës së Pashalimanit në filmin ”Ballë për ballë”

09/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In