• Kontakt
Monday, September 22, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

11 vjet pa aktoren e pavdekshme gjakovare, “Artisten e Merituar” Besa Imami

22/09/2025
in Nostalgji
A A
11 vjet pa aktoren e pavdekshme gjakovare, “Artisten e Merituar” Besa Imami
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot mbushen 11-vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami!

Besa Imami (1928-2014). Aktore e teatrit. Lindi në Gjakovë të Kosovës, më 8 gusht. Ishte nga të paktat aktore femra e aktivizuar në Teatrin e Shtetit, sot Teatri Kombëtar, qysh në vitin 1946, një vit më pas themelimit të tij. Kreu aty kursin 2-vjeçar për t’u kualifikuar si aktore. Ka luajtur rolin e Donika Kastrioitit në filmin e përbashkët shqiptaro-sovjetik “Skënderbeu, më 1953.

Në Teatrin Kombëtar ka qenë ndër aktoret e mira dhe me individualitet, kryesisht për rolet dramatike dhe epike, si: Gjinevra te drama “Rrënjë të thella” e Xhejms Gou dhe Duso, 1949; Gana Lihta te drama “Komploti i të dënuarve” e Nikollaj Virta, 1950, regjsior Pandi Stillu (me këtë rol u poq si aktore), Oksana te drama “Fundosja e skuadrës” e Korneicukut, 1959; Tatjana te drama “Armiqtë e M. Gorkit, regjisore Zina Andri; Ermira te drama “Mbi gërmadha” e Fadil Pracimit, 1964, regjisor Andrea Malo; Lokja te drama “Cuca e maleve” e Loni Papës, 1967; nënë Zyraja te drama “Bashkë me agimin” e Kolë Jakovës, 1976.

Ka interpretuar mbi 80 role në shfaqje të ndryshme. Dallohet për energjinë dhe ndjeshmërinë e saj natyrale; ka një intuitë të mprehtë dhe bën një lojë përgjithësisht të tipit personal, ku ndihen nota të forta nervozizmi e vrullimi psikik. Fillimisht luajti personazhe lirike e romantike, vajza të dashuruara, të thjeshta e të pafajshme. Më vonë, me krijimin e profilit të saj aktorial, u bë më e përshtatshme për të luajtur personazhe të rrëmbyera, më së shpeshti gra cinike, autoritare, nëna të lënduara e të përvuajtura, personazhe femrash të ndrydhura që kërkojnë personalitet, sikundër edhe përfaqesuese të ashpra të pushtetit, me vullnet të palëkundur e sanguine.

Tipa të tillë u panë në nivelet më të mira artistike posaçërisht te roli i Gonerilles në tragjedinë “Mbreti Lir” të Shekspirit (1964), i Lajes në dramën “Lulet e shegës” të K. Jakovës (1974) etj. Në vitin 2004 në moshën 76-vjeçare, luajti gruan malësore në pjesën “Streha e të harruarve” e R. Pulahës në skenën e Teatrit Kombëtar. B. Imami bie në sy për forcën dhe ndjeshmërinë. Plastikisht loja e saj është e vetëpërmbajtur, kurse në mënyrën e të sjellurit ndaj figurës zenë vend flukset dramatike dhe melodramatike, ndaj dhe pëlqen që ta drejtotjë lojën drejt reagimeve prekëse.

Kështu ka vepruar në rolin e bebes te drama “Monserati” e Roblesë (1976), ndërsa te Sanie Hanëmi në dramën “Shënomëni dhe mua” të Hamza Minarollit (1976), që çmohet nga interpretimet më të gjalla të saj, tërheq vëmendjen natyra e thukët emocionale, jo rrallëherë nevrotike, madje edhe brufulluese. B. Imami parapëlqente kalimet e buta nga tonimet dramatike tek ato patetike; ose nga ato meditative e psikologjike të shefrimet lirike. Mban titullin Artiste e merituar.

Share197Tweet123


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Çerçiz Topulli” i Timo Fllokos, heroi që u kthye në njeri të gjallë

“Çerçiz Topulli” i Timo Fllokos, heroi që u kthye në njeri të gjallë

22/09/2025
11 vjet pa aktoren e pavdekshme gjakovare, “Artisten e Merituar” Besa Imami

11 vjet pa aktoren e pavdekshme gjakovare, “Artisten e Merituar” Besa Imami

22/09/2025
Aktorja e mrekullueshme Liri Lushi feston ditëlindjen e 71-të

Aktorja e mrekullueshme Liri Lushi feston ditëlindjen e 71-të

21/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In