• Kontakt
Saturday, September 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

11 Dhjetori i Berishës, si 13 Tetori i Ilir Metës

31/10/2021
in Blog
A A
Pse është ngazëllyer rrethi i Berishës dhe Metës nga rikthimi i talebanëve?
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Sali Berisha po imiton skemën e Ilir Metës për zgjedhjet lokale të vitit 2019.

Në përpjekje për të prodhuar krizë për legjitimitetin e tyre, në mënyrë tërësisht arbitrare dhe siç u vërtetua më pas dhe në shkelje të Kushtetutës, ai shpalli një datë të re zgjedhjesh përtej asaj që ishte legjitime, dhe që respektonte periodicitetin e zgjedhjeve dhe mandatin e të zgjedhurve.

Kështu në mes të trazirave të Qershorit 2019, fare papritur problem kaloi nga beteja për zgjedhje të lira në betejë për zgjedhje të shtyra në datën që caktoi Ilir Meta.

Qeveria i qëndroi datës kushtetuese të zgjedhjeve dhe hyri në zgjedhje.

Komisioni i Venecies të cilit ju drejtua, edhe Kuvendi i Shqipërisë, edhe Gjykata Kushtetuese, provoi që Presidenti kishte shkelur Kushtetutën duke shtyrë zgjedhjet pasi nuk ishte në kompetencë të tij.

Situata që po prodhon Sali Berisha në PD është e ngjashme. Zgjedhjet në PD, janë zhvilluar në korrik të këtij viti, në një Kuvend ku garuan dhe dy kandidatë të tjerë përveç Bashës, të cilët patën plot ankesa për procesin, por e pranuan atë. Mbështetësi më i madh i këtij Kuvendi ishte Sali Berisha.

Edhe pse PD kishte humbur zgjedhjet, edhe pse Basha ishte një lider “i thyer” siç thotë ai tani, ai nuk i kërkoi dorëheqje Bashës, por shkoi e puthi në Kuvend duke e bekuar për mandatin e ri.

Arsyeja pse e mbështeti, ishte shpresa që Basha të ishte “peng” i tij duke ja kthyer nderin, dhe duke u bere kamikaz i tij përballë SHBA. Berisha shpresonte, e Kuvendin nuk e kontestoi askush, as humbësit në garë.

Tani kur Berisha pa që Basha nuk e përdori PD si një mburojë juridike për hallin që ka Sali Berisha dhe Familja e tij e inkriminuar, ai ka shpallur një datë të re të Kuvendit të PD më 11 Dhjetor. Këtë e ka bërë pa asnjë mbështetje ligjore, statutore, apo pa asnjë procedurë që të çon në një Kuvend të ri.

E ka bërë thjesht se do të tregojë që ai vendos në PD. Madje jo vetëm që ka caktuar datën e Kuvendit, por ka caktuar veten e tij edhe kandidat edhe garant të garës, duke i siguruar të tjerët se gara do të jetë e ndershme. Deri më sot ky mund të jetë rasti i parë në botë, ku një njeri cakton ditën e garës, cakton vetën kandidat, pastaj e cakton veten dhe arbitër, dhe në fund e cakton dhe çertifikues të garës.

Të gjitha këto i bën në kulmin e një fushate ku po sulmon Lulzim Bashën si shkelës statuti. Ky vetë është duke shpikur një libër të ri rregullash, ku ai është lojtar, arbitër, pronar dhe garantues i legjitimitetit.

Pak a shumë si Ilir Meta që këmbëngulte se më 13 Tetor duhet të bëheshin zgjedhjet lokale, ndryshe në Shqipëri do të shkonte gjaku në gju. Në fakt më 13 tetor Ilir Meta u shfaq duke luajtur me top në Gjirin e Lalzit, duke i shkuar djersët deri në gju, por asnjë shqiptar nuk e prishi terezinë. As opozitarët për të cilët ai po sakrifikonte. Kështu po i ndodh dhe Sali Berishës me 11 Dhjetorin.

Share199Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

12/09/2025
Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

10/09/2025
I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

10/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In