• Kontakt
Wednesday, July 9, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

1000 testet serbe për Kosovën, zbulojnë ligësinë politike të Kurtit për Tiranën

19/04/2020
in Blog
A A
1000 testet serbe për Kosovën, zbulojnë ligësinë politike të Kurtit për Tiranën
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Mendoj që Albin Kurti ka bërë mirë që i ka pranuar ato 1000 teste për koronavirusin nga Serbia.

Gjesti i presidentit të Serbisë, Vuçiç, për t’i dhuruar Kosovës 1000 teste, është një ide e zgjuar e tij, në funksion të imazhit të vendit të tij, Serbisë. Kjo nuk është një betejë e Albin Kurtit, por një aksion PR-je i Aleksandër Vuçiç. Vuçiç do ta fitonte njësoj këtë betejë, edhe sikur Albin Kurti t’i refuzonte ato teste.

Problemi i Albinit nuk janë 1000 testet e Serbisë që i ka dhuruar Kosovës, por testi i tij i humbur për të konkurruar me një kundërshtar, që ka ditur të ndryshojë nga një tip si Albini, në këtë profil imazhi që ka sot. Kur ishte si Albini, Aleksandër Vuçiç i bënte gjëmën Serbisë, duke e çuar drejt bombardimeve të Perëndimit, ndërsa tani ka marrë topat e Perëndimit dhe po vë në qoshe kundërshtarin e tij, një nacionalist folklorik në Prishtinë, që mendon se me një tufë trushpëlarësh do bëjë histori duke i treguar vendin dhe Perëndimit.

Albin Kurti kishte vetëm një mënyrë ta bënte sa më pak të bujshëm lajmin e Vuçiç, të tregonte se ai ka ndryshuar. Vetëm duke pranuar se ka ndryshuar dhe ka hequr dorë nga demagogjia e tij, ai e zbut bujën që ka bërë lajmi i Vuçiç më shumë në Kosovë e më pas në botë. Se ky lajm ka bërë bujë se është Albini kryeministër, se po të ishin të tjerët nuk do ishte problem, se ata nuk kanë bërë politikë dhe as shantazh me raste të tilla. Albin Kurti ka bërë.

E them këtë, pasi në dhjetor të vitit të kaluar, kur Vuçiç premtoi ndërtimin e 100 shtëpive të shembura nga tërmeti gjatë vizitës në Tiranë, në kuadrin e takimeve ballkanike, “Vetëvendosja” në Tiranë, nuk la gjë pa thënë për Qeverinë e Tiranës. Madje shkoi deri atje, sa të thoshte që Edi Rama po i pranon këto ndihma nga Serbia, që të lërë në hije krimet serbe në Kosovë dhe që Kosova të mos i kërkojë Serbisë dëmet e luftës për 100 mijë shtëpi të djegura nga lufta.

Ja postimi i Vetëvendosjes në Tiranë:

“Vuçiç tha se Serbia mund të kontribuojë të rindërtojë 100 shtëpi në Shqipëri, ndërkohë që qeveria e tij ka djegur mbi 100.000 shtëpi në Kosovë. Për këto të fundit Rama nu k flet, nuk kërkon dëmshpërblime, sepse ai është shqiptar i mirë për Serbinë.

100 që mos t’i kërkohen 100.000: kjo llogari i leverdisë çdo “bamirësi” fashist. Vuçiç e di se edhe paratë për ato 100 shtëpi i nxjerr shumëfish nga mini-shengeni, me shitjen e produkteve serbe me damping në Shqipëri.”

Në fakt Shqipëria ishte në gjendje të jashtëzakonshme nga tërmeti dhe nuk mund të refuzonte ndihmën. Madje Serbia e rriti ndihmën në 3 milionë euro në Konferencën e donatorëve. Vetë Shqipëria e pati ndihmuar Serbinë në vitin 2014, gjatë përmbytjeve, me 150 mijë euro.

Por në Shqipëri këto nuk i bëjnë njeriu përshtypje, pasi kryeministri nuk ka bërë ndonjëherë luftë politike me këto gjëra. Përkundrazi, ai përmes një gjesti me 30 mjekë e infermierë që dërgoi në Itali, bëri krenarë qindra mijëra shqiptarë që jetojnë në Itali, duke rregulluar imazhin e vendit të vet.

Tani Albin Kurti nuk ka nevojë të kërkojë ndjesë për broçkullat e kokëboshëve të tij në Tiranë, por dhe nuk mund të na shfaqet befas një politikan i moderuar, që i injoron këto “nacionalizmat”. Por mënyra si pranoi 1000 testet serbe, ekspozon ligësinë e tij politike ndaj Tiranës dhe “goditjen nën brez”, për t’u shfaqur si një patriot i kulluar që është kundër “Kalit të Trojës” që ofrohet si ndihmë.

Ai nuk mund të jetë në të njëjtën kohë dhe refuzues ndihmash nga Serbia për katastrofën e tërmetit të vitit të shkuar në Shqipëri, madje akuzues se duke pranuar ndihmën, po hidhnim në erë Kosovën, dhe pranues ndihmash nga Vuçiç, duke e paraqitur këtë gjë si një akt të menduar mirë prej tij.

E përsëris se ndihma e Vuçiç për Kosovën me 1000 teste është një aksion personal i Vuçiç, i cili në këtë rast bën diferencën me liderët shqiptarë, se si ja rrit imazhin vendit të vet.

Albin Kurti duhet të përballet me Vuçiçin dhe imazhin që ai prodhon për Serbinë dhe jo me tullumbacët e tij që i lëshon rrugëve si zagarë gjahu.

Edhe Vuçiç ka qenë nacionalist, madje nga ajo raca më e keqe, në krah të Mlladiçit e Sheshelit. Dhe ai ka trashëguar një parti të tipit fashist, me disa tipare të ngjashme si kjo e Albinit, për nga mënyra si kërkon t’u imponohet qytetarëve me nacionalizëm fallco. Edhe Vuçiç ka qenë kundër Perëndimit, kundër NATO-s e SHBA.

Por epërsia e tij është se ka ndryshuar dhe është bërë njeriu kyç, që po i rrit kredibilitetin Serbisë në Perëndim.

Albin Kurti e ka garën me të. Vuçiç, edhe për shkak të veprimtarisë së tij, mori një Serbi antiperëndimore dhe një “dele të zezë” në Europë, dhe po e bën atë kredibile. Albin Kurti është në krye të një shteti të themeluar nga Perëndimi, përmes bombardimit të Serbisë, dhe deri tani ka “bombarduar” vetëm SHBA.

Nëse e ka seriozisht atë tezën e reciprocitetit, atë duhet ta ketë instrument matës për t’u vënë në provë me aftësitë e Vuçiç, për t’i ndryshuar imazhin Serbisë në Perëndim, duke ndryshuar vetë në këtë pikë. Vlerat e Albin Kurtit nuk maten duke shpikur citate nga Kadareja për të, apo duke i vënë në gojë fjali të Dalai Lamës. Ai e ka betejën me Vuçiç, dhe duhet ta mundë atë, pikërisht në beteja të tilla. Këtu kuptohet sa vlen dhe sa ide ka. Ky është reciprociteti real për të cilin mban përgjegjësi Albin Kurti dhe mat vlerat e tij personale. Me të të tjerat ka kush merret.

Share221Tweet138


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të “Xhivolas” së famshëm, aktorit  të pavdekshëm dhe zërit hyjnor të Teatrit Kombëtarë Prokop Mima në ditën e lindjes

Në kujtim të “Xhivolas” së famshëm, aktorit të pavdekshëm dhe zërit hyjnor të Teatrit Kombëtarë Prokop Mima në ditën e lindjes

08/07/2025
Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

06/07/2025
73 vite bashkë/ Çiftet e famshme që tregojnë se dashuria e vërtetë ekziston (Foto)

Më 6 Korrik 1946 lindi një legjendë… Sylvester Stallone!

06/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In