• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

10 vjet nga 21 Janari! 11 gjyqtarët që shpallën v.rasjen e protestuesve si pakujdesi: Ku kanë përfunduar sot pas përplasjes me SHBA-të?!

20/01/2021
in Aktualitet, Dosja X
A A
10 vjet nga 21 Janari! 11 gjyqtarët që shpallën v.rasjen e protestuesve si pakujdesi: Ku kanë përfunduar sot pas përplasjes me SHBA-të?!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Adriatik Doci

Dhjetë vjet më parë, në 21 Janar 2011, Garda e Republikës nën komandën e Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Ndrea Prendit, hapi zjarr mbi protestën para Kryeministrisë, duke vrarë katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosur gjashtë të tjerë.

Siç dihet botërisht tashmë, krimi i paprecedentë i 21 Janarit, për të cilin Sali Berisha vij mburret dhe të sfidojë edhe sot drejtësinë, u pasua me një sagë krimesh të tjera.

Saga përfshin lëvizjet për të manipuluar vrasjes dhe për t’ia faturuar opozitës së atëhershme, zhdukjen e provave të krimit, ndryshimit të armëve dhe tytave të tyre, zhdukjes së pamjeve filmike nga serveri i Kryeministrisë, refuzimi i zbatimit të urdhër-arresteve të prokurorisë për zinxhirin e gardës me qëllim për të fituar kohë për koordinimin e alibive, presioni ndaj drejtësisë etj.

Po aq i rëndë sa akti i vrasjeve konsiderohet edhe vendimi i drejtësisë për 21 Janarin. Fillimisht, në 8 shkurt 2013, gjyqtarët e shkallës së parë, Besnik Hoxha, Ardjana Beraj dhe Arjana Gumbardhi, shpallën të pafajshëm Ndrea Prendin dhe Agim Llupon, për të cilët prokuroria kërkonte 23 vite burg për Prendin dhe 25 për Llupon, për vrasjen e Faik Myrtajt dhe Ziver Veizit. Ambasada Amerikane në Tiranë tha se ishte e tronditur nga ky vendim i pabazë. “Fatkeqësisht, verdikti i sotëm ka minuar besimin në aftësinë dhe gatishmërinë e sistemit gjyqësor shqiptar për të dhënë drejtësi në mënyrë të paanshme dhe transparente”, thuhej në deklaratë.

Pas kësaj deklarate, reaguan tre gjyqtarët, të cilët akuzon Ambasadën Amerikane, se po ndërhynte në punët e drejtësisë. “Deklarata e Ambasadës se SHBA në Tiranë është shqetësuese dhe ndërhyn në proçesin e rregullt ligjor nëpërmjet komenteve mbi një çështje përpara zbardhjes së vendimit nga trupi gjykues, përpara qëndrimit të prokurorisë mbi hapat e mundshëm dhe përpara mbylljes së proçesit të rregullt ligjor lidhur me këtë çështje. Deklarata të tilla mund të jenë paragjykuese ndaj këtij procesi të drejtë, ligjor dhe të paanshëm”, thuhet në reagimin e tyre.

Tre gjyqtarët vijojnë ende sot të shërbejnë në sistemin e drejtësisë. Asnjëri prej tyre nuk është përballur ende me Komisionin e Vetingut, për shkak se shërbejnë në shkallën e parë dhe se Vetingu ka nisur nga nivelet më të larta. Për Besnik Hoxhën dhe Ardjana Berajn ka nisur procesi i verifikimit, ndërsa Arjana Gumbardhi nuk është përzgjedhur ende me anë të shortit për t’u verifikuar.

Pas presionit të fortë ndërkombëtar, Apeli rrëzoi vendimin e tre gjyqtarëve si dhe pranoi provat e prokurorisë se ish-kreu i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, ka varë Faik Myrtaj dhe se ish-gardisti Agim Llupo ka vrarë Ziver Veizit. Por, sipas Apelit vrasjet ishin nga pakujdesia. Ky ishte arsyetimi i tre gjyqtarëve të Apelit në Tiranë Agim Bendo, Ervin Metalla dhe Evjeni Sinojmeri. Sipas tyre, Ndrea Prendi dhe Agim Llupo nuk i njihnin viktimat. Me këtë logjikë, edhe një terrorist që hedh në erë një metro, nuk i njeh viktimat!

Ervin Metalla u shkarkua nga të dy shkallët e Vetingut për pasurinë, ndërsa u përjashtua për 15 vite nga e drejta për t’u bërë pjesë e gjyqësorit. Agim Bendo dha dorëheqjen sapo iu afrua ora e Vetingut, duke pretenduar se ishte sëmurë. Evjeni Sinojmeri mori një leje dyvjeçare për arsye familjare nga KLD, pak para se të KLD-ja të shkrihej. Leja e gjyqtares ka përfunduar në 9 shkurt 2020. Për Sinojmerin procesi i Vetingut ka nisur që në nëntor 2018. Ende nuk ka një datë për daljen e saj para KPK-së, për t’u njohur me rezultatet e verifikimit.

Arsyetimi i tre gjyqtarëve të Apelit u konfirmuar dhe u la në fuqi nga pesë ish-gjyqtarë në Gjykatën e Lartë, që të gjithë të emëruar nga Partia Demokratike dhe LSI. Ata janë Edmond Islamaj, Artan Zeneli, Shkëlzen Selimi, Aleksandër Muskaj dhe Guxim Zenelaj. Edmond Islamaj dhe Artan Zeneli janë shkarkuar me vendim të formës së prerë nga organet e Vetingut për probleme me pasurinë. Shkëlzen Selimi është shkarkuar detyra për kontakte të papërshtatshme me krimin.

Aleksandër Muskaj dhe Guxim Zenelaj dhanë dorëheqjen nga drejtësia, ndonëse sipas ligjit mund të qëndronin në Gjykatën e Lartë pa limit, deri kur të zëvendësoheshin, siç bëri Ardian Dvorani në Gjykatën e Lartë apo Vitore Tusha në Gjykatën Kushtetuese. Hetimi dhe ndëshkimi i këtyre gjyqtarëve, përfshirë edhe subjektet e tjera që nuk kanë kaluar Vetingun, janë tashmë një kushte që Brukseli i ka vendosur Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian.

Share212Tweet133


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

11/05/2025
Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In