• Kontakt
Sunday, September 7, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

10 vite nga zhdukja e Bleona Matës. Shokon gjyshi: Një nga 5 vajzat na tha se Bleona do kthehet në shtëpi

17/06/2020
in Aktualitet, Dosja X
A A
10 vite nga zhdukja e Bleona Matës. Shokon gjyshi: Një nga 5 vajzat na tha se Bleona do kthehet në shtëpi
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

10 vite nga zhdukja e Bleona Matës, kur plaga është ende e hapur, familjarët shokohen nga një lajm i fundit që ua ngriti zemrën peshë. Nëna e Gentianës, njëra prej 5 vajzave, që ishin me Bleonën atë ditë që vogëlushja u zhduk i ka pohuar familjes Mata, se vajza do të kthehej për tre ditë.

Lajmin, që morën 3 ditë më parë, në një lidhje telefonike për emisionin ’Pa Gjurmë’ e konfirmoi edhe gjyshi i Bleonës, Zenel Mata, i cili tha se pasi shkoi të pyeste në familjen e Gentianës e ëma e saj e mohoi.

‘’Nëna e Gentianës i ka thënë bashjëshortes se brënda 3 ditëve do kthehet vajza. Kur e takova nënën e Gentianës, ajo më tha se ishte një ëndërr e parë nga ajo. Bleonën e lanë vetëm dhe të pesta vajzat u shpërndanë, e fundit që e ka parë ka qenë Qamilja.

Unë nuk kam kontakte me babain e Bleonës, për shkak të humbjes së vajzës. Nuk e di nëse ka bërë kërkime, por nuk besoj se ka kërkuar. Kur ka humbur vajza ai ka qenë në Maqedoni dhe nuk dyshoj tek ai, por 5 vajzat është e sigurtë që kanë gisht. Qamilja nuk flet, ajo shmanget sa herë përballet me ne’’, tha Zenel Mata, gjyshi i Bleonës.

Por jo pak është shokuar edhe nëna Bukurie Veizi, e cila e irrituar dhe e dëshpëruar nga kjo ngjarje e fundit thotë se krimin e kanë brenda në shtëpi.

‘’Familja e burrit nuk po bëjnë asgjë për ta kërkuar.Është diçka që fshihet brënda familjes, sepse ish-vjehrri më tha se nëna e Gentianës i tha që këto 3 ditë do të vijë Bleona. Edhe Qamilja ka thënë kështu.

Ato dinë diçka, sepse janë të sigurtë që do vijë vajza.Vjehrri e pyeti se ku e di ti dhe ajo tha mos u merr me këtë punë, por Bleona do të kthehet këto 3 ditë. Kot jemi lodhur duke kërkuar 10 vite kur krimin e kemi në shtëpi. Është diçka që fshihet shumë afër dhe ne nuk po e shohim.’’, tha për emisionin ’Pa Gjurmë’ nëna e Bleonës.

Ndërsa ky është viti që do të festonte ditëlindjen e saj të 16-të, ka kaluar një dekadë që Bleona Mata nuk fik qirinjtë e tortës pranë familjes. Një nga zhdukjet më të bujshme, në dekadën e fundit kjo ngjarje mbetet ende e veshur me mister. Q

ë në nisje të emisionit investigativ ‘Pa gjurmë’, historia e Bleona Matës që u zhduk më 22 maj të vitit 2010, teksa kulloste bagëtinë në mal, së bashku me 5 vajza të afërme të saj vijon të ngjallë tek publiku mjaft reagime. Prej dy vitesh zhdukja e mistershme e vogëlushes është rikthyer disa herë në studion e emisionit ’Pa Gjurmë, për shkak të mjaft informacioneve të mbërritura, me shpresën për të hedhur dritë mbi një të vërtetë të mundshme të fatit të saj.

Share203Tweet127


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Kocka”, një nga rolet më brilante të Robert Ndrenikës

“Kocka”, një nga rolet më brilante të Robert Ndrenikës

06/09/2025
Albert Vërria, pesha e roleve dhe fuqia e interpretimit! Zootekniku që ëndrra e aktorit e shndërroi në një nga gurëthemelet e artit skenik shqiptar

Albert Vërria, pesha e roleve dhe fuqia e interpretimit! Zootekniku që ëndrra e aktorit e shndërroi në një nga gurëthemelet e artit skenik shqiptar

06/09/2025
Katër vite pa mjeshtrin i humorit Paulin Preka që hyri në familjet shqiptare me  “Çiftin e lumtur” deri te “Kunati i shokut Xhemal”

Katër vite pa mjeshtrin i humorit Paulin Preka që hyri në familjet shqiptare me “Çiftin e lumtur” deri te “Kunati i shokut Xhemal”

06/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In