• Kontakt
Friday, November 14, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Shokët e Enkelejda Hoxhës që u hapën dyert e burgut të dënuarëve për jetë

13/02/2021
in Aktualitet, Kronike
A A
Ndizen motorët për Kushtetuesen! Brenda dhjetorit emërohen 2 anëtarët e radhës! Gjykata e Lartë funksionale në 2021, ja plani
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Adriatik Doçi

Gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha, e prangosur dy ditë më parë nga SPAK, është padyshim më e famshmja dhe më e lakuara në Shqipëri, por nuk është e vetmja që i ka hapur dyert e burgut njerëzve të krimit, disa prej të cilëve të dënuar nga gjykatat shqiptare dhe të huaja me burg të përjetshëm, për krime të rënda. Biznesi në gjykatat shqiptare me zbrazjen e qelive nga të burgosurit e rrezikshëm ka nisur të lulëzojë sidomos gjahto 10 viteve të fundit.

Por kjo veprimtari nisi të intensifikohej pas nisjes së zbatimit të ligjit të Vetingut në vitin 2017, ku një grup gjyqtarësh, të vetëdijshëm se nuk kishin asnjë mundësi për të kaluar filtrin e Vetingut, firmosën lirimin nga burgu të krerëve të bandave dhe trafiqeve.

Rastësi apo jo, sot, asnjë nga gjyqtarët që kanë firmosur lirimin nga burgu të njerëzve të krimit, nuk e ka kaluar me vendim të për formës së prerë Vetingun. 90 % të tyre janë shkarkuar për pasuri të paligjshme ose ia kanë mbathur nga drejtësia nga frika e përballjes me Vetingun. Po cilët janë kolegët e Enkelejda Hoxhës që kanë firmosur lirimin nga burgu të të dënuarve për krime të rënda?!

-Prill 2011, lirohet bosi i drogës

Gjyqtarët Gjin Gjoni, Hysni Demiraj dhe Agron Papajani nxorën nga burgu turkun Abdulselam Turgut, i cili ishte arrestuar në Rinas për llogari të drejtësisë gjermane, pasi akuzohej se kishte trafikuar një sasi prej 1 tonësh heroinë në vitin 2009. Gjykata e shkallës së parë e mbylli në burg. Gjykata e Apelit, me trup gjykues të kryesuar nga Gjin Gjoni, i ndryshoi masën, duke e lënë në arrest shtëpie. Turkut kaq i duhej për t’i mbathur. Pas pak ditësh nga vendimi i Gjykatës së Apelit, është urdhëruar thirrja e Abdulselam Turgutit në Prokurorinë e Tiranës për të vazhduar me procedurat e ekstradimit për në Gjermani, por shtetasi turk ishte arratisur. Emri Abdulselam Turgut doli sërish në pah në tetor të vitit 2019, tashmë në lidhje si pjesë e një celule terroriste, e cila po përgatiste sulm terrorist. Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu në deklaratën e tij në 23 tetor të vitit 2019, u shpreh se “TURGUT ka gjithashtu lidhje të vjetra me krimin e organizuar në Shqipëri”. Hysni Demiraj është shkarkuar nga Komisioni i Vetingut, ndërsa Gjin Gjoni ia mbathi nga drejtësia nga frika e përballjes me Vetingun, në korrik të vitit 2020. Gjin Gjoni është kallëzuar në prokurori për pastrim parsh dhe mashtrim me pasurinë, duke mos justifikuar një pasuri me vlerë 2 milionë euro, por deri më sot i ka shpëtuar përballjes me drejtësinë. Agron Papajani nuk është përballuar ende me Vetingun.

-Shkurt 2012, në lojë hyn Fullani

Anëtarët e Gjykatës së Lartë Gani Dizdari, Arjana Fullani, Aleksandër Muskaj dhe Edmond Islamaj konfirmuan dhe lanë në fuqi si të ligjshëm vendimin e treshes Gjin Gjoni, Hysni Demiraj dhe Agron Papajani, për lirimin nga burgu të Abdulselam Turgut dhe lënien e tij në arrest shtëpie. Kundër ka votuar vetëm Shkëlzen Selimi. Arjana Fullani dhe Aleksandër Muskaj ikën nga drejtësia nga frika e Vetingut. Gani Dizdari dhe Edmond Islamaj janë shkarkuar nga detyra.

-Korrik 2016, lirohet Hekuran Billa

Në muajin korrik 2016, treshja e gjyqtarëve të Apelit Fatmira Hajdari, Lefter Jahja dhe Shkëlqim Mustafa, i heqin dënimin e përjetshëm Hekuran Billës, duke e dënuar përfundimisht me 25 vite burgim. Billa ishte dënuar në Angli me burgim të përjetshëm për vrasjen e Prel Markut në Agnli në 2006. Më pas, Enkelejda Hoxha e liroi nga burgu Billën në shkurt të vitit 2019. Billa u vra në qershor 2020 tek Komuna e Parisit në Tiranë nga të afërmit e Prel Markut.

Fatmira Hajdari është shkarkuar nga detyra për mosjtifkimin e një pasuria me vlerë rreth 1 milionë SUD dhe për fshehjen e heqjes së vizës amerikane. Shkëlqim Mustafa është shkarkuar gjithashtu disa ditë më parë. Lefter Jahja nuk ka dalë ende para Vetingut, ndërsa , Enkelejda Hoxha u arrestua pardje teksa po i hapte derën e burgut vrasësit të radhës, ndërsa më parë kishte liruar edhe Endrit Doklen, Ilir Pajën dhe Genc Tafilin.

-Korrik të 2016, projektohet lirimi i Dritan Dajtit

Ish-anëtarë të Gjykatës së Lartë Edmond Islamaj, Guxim Zenelaj, Shkëlzen Selimi, Tom Ndreca dhe Evelina Qirjako, kthyen për rishqyrtim dosjen e Dritan Dajtit, duke i hapu rrugë heqjes së dënimit të përjetshëm. Islamaj, Ndreca dhe Selimi janë shkarkuar nga detyra nga komisionet e Vetingut, ndërsa Zenelaj dhe Evelina Qirjako u vetëlarguan drejtësia. Dajti ishte dënuar në vitin 2014 nga Gjykata për Krimet e Rënda me burgim të përjetshëm për vrasjen e katër policëve, për vrasjen e shtetasit Ledjon Mara, për vrasje me dashje e mbetur në tentativë, për falsifikim të dokumenteve, falsifikim të vulave, stampave ose formularëve si dhe për mbajtje pa leje të uniformës.

-Shkurt 2019, Dritan Dajtit i hiqet dënimi përjetë

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë për rikthimin e çështjes për gjykim, gjyqtarët e Apelit, Aleks Nikolli, Petrit Aliaj dhe Skënder Danimi i hoqën dënimin e përjashtëm Dritan Dajtit, duke i hapur rrugë lirimit të tij nga qelia. Ky vendim ishte ndër më tronditësit dhe prodhoi një zemërim publik. Kundër votuan Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha. Fuat Vjerdha u konfirmua në detyrë nga Kolegji i Apelimit të Vetingut. Petrit Aliaj u shkarkua nga Komisioni i Vetingut në qershor të vitit 2020. Lindita Hoxha është shkarkuar në gusht të vitit 2020. Në gusht të vitit 2020 është shkarkuar edhe Aleks Nikolli, ndërsa ende nuk ka vendim për Skënder Danimi.

-Dhjetor 2016, lirohet Lulzim Berisha

Gjyqtarët e Apelit në Durrës Arben Vrioni dhe Petrit Çeno liruan nga burgu ish-kreun e Bandës së Durrësit, Lulzim Berishëm kur këtij të fundit i kishin mbetur edhe 5 vite dënim. Vendimi solli një reagim të fortë edhe nga përfaqësitë diplomatike të SHBA-BE në Shqipëri. Prokuroria nisi një hetim, i cili më pas u mbyll. Lulzim Berisha akuzohej si kreu i “Bandës së Durrësit”, një organizatë kriminale që merrej me trafik ndërkombëtar droge, prostitucion dhe trafik armësh. Arben Vrioni dhe Petrit Çeno janë shkarkuar nga Vetingu.

-Nëntor 2018, projektohet lirimi i Viktor Ymerit

Gjyqtari i Apelit në Durrës Arjan Balliu projektoi lirimin nga burgu të Viktor Ymerit, i dënuar me burgim të përjetshëm për dy vrasje. Ai, bashkë me dy gjyqtarë të tjerë, i hoqën dënimin e përjetshëm. Arjan Balliu është shkarkuar më pas nga Komisioni i Vetingut.

-Dhjetor 2019, lirohet Viktor Ymeri

Gjyqtarja e Elbasanit Enkeleda Kapedani liroi nga burgu Viktor Ymerin, pasi më parë Apeli i kishte hequr burgimin e përjetshëm. Enkeleda Kapedani nuk është përballuar ende me procesin e Vetingut.

-Shkurt 2019, lirohet Gert Gjinarari

Gjyqtari i Korçës Markelian Kuqo liroi nga burgu Gert Gjinararin, i dënuar më burgim të përjetshëm për vrasjen e të konsideruarit i forti i Tiranës, Naim Zyberit, në vitin 1997 në Itali. Kuqo u denoncua për herë të parë nga Shqiptarja.com. Më pas Inspektorati i Drejtësisë kërko shkarkimin e tij. Gjyqtari Kuqo u shkarkuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor në dhjetor 2020.(Shqiptarja.com)

Share202Tweet127


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

5 vjet më parë si sot ndahej nga jeta aktori i dashur Valter Gjoni. I paharruar!

5 vjet më parë si sot ndahej nga jeta aktori i dashur Valter Gjoni. I paharruar!

14/11/2025
Sot ka ditëlindjen aktorja brilante e skenës dhe ekranit shqiptarë Pavlina Mani: Jetë të gjatë e të shëndetshme ikonë!

Sot ka ditëlindjen aktorja brilante e skenës dhe ekranit shqiptarë Pavlina Mani: Jetë të gjatë e të shëndetshme ikonë!

13/11/2025
In memorie! Pak rrugëtim nga jeta e kolosit Kadri Rroshi

In memorie! Pak rrugëtim nga jeta e kolosit Kadri Rroshi

11/11/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In