• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Shefja e pavionit në “Shefqet Ndroqit” i përgjigjet ish-pacientit me probleme psiqike për akuzat: “Nuk u ngopa njëherë në atë spital, donin të më v.risnin. Pashë dy që i v.ranë”!

06/03/2021
in Aktualitet, Kronike
A A
Shefja e pavionit në “Shefqet Ndroqit” i përgjigjet ish-pacientit me probleme psiqike për akuzat: “Nuk u ngopa njëherë në atë spital, donin të më v.risnin. Pashë dy që i v.ranë”!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deklaratat e një ish-pacienti me Covid-19, që duket që ka probleme psiqike, kanë detyruar sot shefen e pavionit 3/A në ‘Shefqet Ndroqi’ të dalë në një intervistë për mediet, për të përgënjeshtruar akuzat e tij.

Ish- pacienti Andon Qako deklaroi mesditën e sotme për televizionin “News24” nga spitali Infektiv ku kishte të shtruar një të afërme, se ushqimi që ofrohej në spital nuk ishte i duhuri dhe as i mjaftueshëm, se stafi ishte i vogël dhe se atë e çuan të dilte nga spitali pas ankesave të shumta të tij.

“Unë isha vetë tek ‘Shefqet Ndroqi’ dhe kam dalë në datën 7 ose 6 dhjetor, dhe atje unë vdisja për të ngrënë. Vdisje, nuk kishe ushqim. Nuk u ngopa njëherë. Unë kisha fatin e keq se i kisha të gjithë jashtë shtetit dhe nuk kisha mundësi që të blija, vetëm nja dy herë që më blenë sanitaret, vdisje për të ngrënë.

Ushqimi kermë, mizerabël. Sa unë i them psikologes Irena, ku protestova për shumë gjëra. Parakalonin të vdekurit. I thashë po unë pse të shoh të vdekurit, të vdes unë. Mirë unë gradë e parë, por këta të tjerët që ishin në gradë të fundit. Ai parakalonte të vdekurit me karrocë.

I kishte paketuar të vdekurit në qese dhe nuk mbyllej as dera që të mos i shihnim. Se thonim ej këta po vdesin, edhe unë do vdes.

Unë në 19 ditë, kam parë 60 të vdekur, dhe prandaj dola nga spitali. Unë dola në shenjë proteste, se unë jam kërcënuar me jetë në atë spital.

Ishte një pukjan, e quanin Lekë në gradë të fundit dhe më kërkonte ndihmë. Ka 13 pacientë për infermiere, e ai kërkonte infermiere. E unë thirra infermieren. Ajo nuk vinte.

E ky punonjësi që transportonte mjekët, më tha: ‘Do të nxjerrim me sytë përpjetë’. ‘Si me sytë përpjetë, do të vdes unë, do më vrisni’– i thashë. Nuk ishte mjek, ishte punonjës. Unë protestova, kam dalë nga spitali.

Mora policinë, por s’ma morën denoncimin. Nuk marr më asnjë ilaç, asnjë shërbim sepse s’mund të përballoj kërcënimin,” tha ai.

Ke dalë nga spitali pa u shëruar?

Pa u shëruar se më kërcënoi me jetë, punonjësi është spitali, kur unë protestova erdhën të gjithë mjekët e thanë, ashtu i thotë të gjithëve, e si i thua ti që do më vrasësh, ne do të vrasim ty?

Pashë dy që vdiqën, i vranë, jo që vdiqën, ta them unë pse i vranë. Ju doni të vdekurit apo të shpëtoni të vdekurit?

Të jap fakte, kur të them unë, e para, një infermiere mu lut 5 herë mos më denonco e më ka shoqëruar te spitali kur po doljka e më tha prapë mos më denonco.

Si vdisje atje? Me pështymën tënde, nëse s’kishe shërbim se ishe i izoluar, s’kishe shërbim, nuk të vinte, mbyteshe. Infermierja mund të ishte në dhomë tjetër aty ishte koha e kufizuar, dëshpërim total, zihesha gjithmonë me infermieren se nuk i shërbenin ujë, nuk i jepni ujë, gram ujë.

Ishte 13 pacientë për një infermiere, pacient në gradë të fundit, unë isha gradë e parë e duke dalë, por të tjerët luteshin, lutej ky pukjani, lutesh do të paguaj i thoshte asaj më shërbe. E bukuran ishte se aty vinin infermiere me javë punë pa eksperiencë, këto më dhimbseshin se përpiqeshin këto të tjerat.

Ndërkohë mjekja Silva Bala e spitalit ku ka qenë i shtruar ish-pacienti, ka reaguar në një lidhje skype me “News24”, ku hodhi poshtë akuzat. Madje tha do i drejtohen prokurorisë për të hetuar e zbardhur të vërtetën.

“Nëse nuk gaboj, ka qenë i shtruar në një nga klinikat e mia, në pavionin e tretë A, i është shërbyer, ka marrë mjekimin dhe ka dalë vetë nga spitali. Nuk do kishte dalë nga ne nëse nuk do ishte shëruar, ka ikur vetë pa pritur asnjë njeri.

Në spital ka psikologe, ka shkuar edhe te ky pacient. Është një pacient që është trajtuar, ka dalë nga spitali me gjithë dokumentacionin e rregullt.” -tha mjekja për rastin e qytetarit.

Ajo tha se janë 60 shtretër të lirë, ndërsa pacientët kanë kujdes të vazhdueshëm gjatë gjithë kohës dhe nuk iu mungon asnjë medikament. Bala tha se aktualisht një infermiere kujdeset për 5-6 të sëmurë.

Ndërsa për akuzat lidhur me ushqimin, ajo tha: “Mua më vjen keq që me punën e personelit të luhet në këtë mënyrë, të sfumohet apo shkelet puna e personelit që është në detyrë 24 orë në 24.

Nuk është e vërtetë që ushqimet e familjarëve nuk lejohen dhe u merret në sajë të vlerave monetare. Absolutisht jo!

Aty ka 2 personel shëndetësor, që në orare të caktuara marrin ushqimet dhe veshmbathjet që i dërgojnë në dhomat përkatëse. Kjo është të luash edhe me jetën e të sëmurëve e familjarëve, një propagandë e tillë, nuk i shërben askujt, por më shumë pacientëve.”

Sa i takon ushqimit që u jepet pacientëve nga spitali mjekja tha se ai hartohet me dieotologë, dhe nuk i kursehet askujt.

Share204Tweet127


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

5 vjet më parë si sot ndahej nga jeta aktori i dashur Valter Gjoni. I paharruar!

5 vjet më parë si sot ndahej nga jeta aktori i dashur Valter Gjoni. I paharruar!

14/11/2025
Sot ka ditëlindjen aktorja brilante e skenës dhe ekranit shqiptarë Pavlina Mani: Jetë të gjatë e të shëndetshme ikonë!

Sot ka ditëlindjen aktorja brilante e skenës dhe ekranit shqiptarë Pavlina Mani: Jetë të gjatë e të shëndetshme ikonë!

13/11/2025
In memorie! Pak rrugëtim nga jeta e kolosit Kadri Rroshi

In memorie! Pak rrugëtim nga jeta e kolosit Kadri Rroshi

11/11/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In