• Kontakt
Friday, November 14, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Gratë e frikshme të Tiranës! Netët e nxehta me djemtë e rinj që i çuan drejt k.rimit

11/02/2021
in Aktualitet, Kronike
A A
Gratë e frikshme të Tiranës! Netët e nxehta me djemtë e rinj që i çuan drejt k.rimit
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje e rëndë thuajse kriminale ndodhi pak kohë më parë në ish Bllok.

Një aktivitet biznesi, një butik u dogj, iu vu flaka. Pati shumë dyshime, policia përgatiti një dosje por, e vërteta kaloi në heshtje megjithëse të gjitha rrugët të çonin tek dy zonjat e famshme të Tiranës, të cilat ishin shfaqur tek policia më parë me imazhet e gjobëvënieve, me imazhet e ambienteve ku pihej drogë, jetën luksoze dhe të shfrenuar, por këtë herë dhe një akt tjetër kriminal, djegien e një biznesi.

Policia e kryeqytetit ka hetuar fort për ngjarjen në fjalë dhe në dijeni janë edhe drejtues të saj, por askush nuk e ka çuar deri në fund hetimin e një ngjarje sa banale aq edhe kriminale. Policia është në dijeni se butiku i djegur i përkiste disa vajzave të cilat padashur kishin hyrë në rrethin e disa djemve të cilët i shoqëronin shpesh në netët e nxehta zonjat e famshme dhe të egra të kryeqytetit.

Nën tavolinat plot me “miell” të bardhë pra ku kokaina kërciste dhe shijoheshin djemtë e rinj, njëra nga zonjat e famshme të Tiranës kishte ndjenja dhe pasion. Shoqëruesja e saj filloi t’i bashkohej, edhe ajo me historitë e të shkuarës dhe historitë e reja. Të dyja bashkë filluan të jetonin fort mbrëmjeve, e para me një histori të vjetër, e dyta më një histori të re.

Të rinjtë që i shfrytëzonin për para kërkonin të jetonin edhe me vajza të reja pasi mosha e madhe e “grave të egra” nuk iu jepte kënaqësinë e duhur, ndaj dhe zgjodhën të lidheshin për aventura edhe me vajza të tjera. Ishin pikërisht vajzat e Bllokut.

Çfarë ndodhi?

Njëra nga zonjat e kuptoi tradhtinë, mësoi për lidhjen e djaloshit që kalonte netët e nxehta dhe i kujtonte asaj rininë. Duke mbushur hundët me shoqen e saj dhe për hakmarrje kërkojnë ndihmë në një grup kriminal dhe më pas një biznes digjet për xhelozi, për “dashuri” të njërës prej zonjave që e ndjente veten të tradhtuar nga djaloshi i cili nuk mund të shkonte me vajza të reja por t’i përkiste asaj. Ajo ishte gati të bënte gjithçka për të dhe ai këtë duhet ta kuptonte. Kështu ndodhi, një biznes u dogj!

Këtu policia e kuptoi se pas informacioneve të shpeshta që kishin pasur për personazhe publike dhe lidhjen e tyre me botën e krimit, pas informacioneve se përdorej kokainë, pas infomacioneve të ndryshme se shpenzoheshin miliona të cilat siguroheshin jo vetëm nga biznesi por edhe nga aktivitete gjobëvenie, pas ankesave të ndryshme, tashmë ishte një fakt kriminal.

Një biznes ishte djegur! Zonjat “e frikshme” të cilat ishin kthyer në një problem për policinë tani po ktheheshin në makth pasi po hidhnin një hap drejt botës së krimit.

Policia ende nuk ka zbardhur ngjarjen, por nën zë të gjithë e thonë dhe të gjithë e dinë kush janë dy zonjat e famshme të cilat lidhen me ortakëri biznesesh të dyshimta që hyjnë nga jashtë në Shqipëri, të cilat për hir të “dashurisë” mund të sakrifikonin gjithçka, edhe deri në jetë njerëzisht. Këtë do ja provonin policisë më vonë, por më tej nuk do ta bënin për zemrën e përvëluar, por për prona dhe pasuri të dyshimta, të siguruara për vite me radhë.

Policia jep edhe identitetet e tyre per hetimin, shpesh me iniciale V.E. të cilat nuk thonë asgjë në fakt. Duken si histori thriller të dëgjuara korridoreve të policisë, por që i njeh bota e biznesit, i njeh policia, i njeh politika dhe i mbron shteti dhe qeveria, por edhe pushteti që kanë krijuar vetë duke qenë pjesë e rangjeve të larta përfshirë këtu edhe mediat./CNA.al

Share214Tweet134


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

5 vjet më parë si sot ndahej nga jeta aktori i dashur Valter Gjoni. I paharruar!

5 vjet më parë si sot ndahej nga jeta aktori i dashur Valter Gjoni. I paharruar!

14/11/2025
Sot ka ditëlindjen aktorja brilante e skenës dhe ekranit shqiptarë Pavlina Mani: Jetë të gjatë e të shëndetshme ikonë!

Sot ka ditëlindjen aktorja brilante e skenës dhe ekranit shqiptarë Pavlina Mani: Jetë të gjatë e të shëndetshme ikonë!

13/11/2025
In memorie! Pak rrugëtim nga jeta e kolosit Kadri Rroshi

In memorie! Pak rrugëtim nga jeta e kolosit Kadri Rroshi

11/11/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In