• Kontakt
Friday, November 14, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Dosja në SPAK/ Vëllai i deputetit të LSI Përparim Spahiu 13 makina me paratë publike për ‘qejf’, i dha tenderin e uniformave një mekaniku

12/02/2021
in Aktualitet, Kronike
A A
Dosja në SPAK/ Vëllai i deputetit të LSI Përparim Spahiu 13 makina me paratë publike për ‘qejf’, i dha tenderin e uniformave një mekaniku
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Përpos përdorimit të makinave shtetërore për familjarët e tij, zbulohen detaje të reja mbi veprimtarinë abuzive të ish-drejtorit të Patentave, Ylli Spahiu, vëllai i deputetit të LSI, Përparim Spahiu, gjatë ushtrimit të detyrës së tij zyrtare për periudhën 2013 – 2017, si përfaqësues i LSI-së.

Në dosjen që ka përfunduar në duart e SPAK përfshihen edhe shkeljet e konstatuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, për blerjen e 13 automjeteve përmes një procedure të firmosur dhe iniciuar nga ish–drejtori i Patentave. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se DPSHRR i ka blerë makinat në mënyrë të panevojshme dhe pa asnjë bazë, duke ngritur dyshime se Spahiu ka sajuar tendera, duke shpërdoruar fondet publike.

Konkretisht, për blerjen e automjeteve për vitet 2014 dhe 2016, Spahiu nuk ka pasur në dispozicion kërkesat për nevojat e mjeteve, e cila është baza për fillimin e një procedure prokurimi. Ai ka vepruar në kundërshtim me urdhrin e Ministrit të Financave nr. 33, datë 11.07.2013 “Për gjurmët standarde të auditimit për prokurimin me vlerë të vogël dhe të lartë”.

Më tej, janë konstatuar gjithashtu problematika në lidhje me dorëzimin e automjeteve, pamundësinë e operatorit ekonomik për të ofruar automjetet si dhe shtyrje e paargumentuar ligjërisht për lëvrimin e mallit.

Një tjetër shkelje e gjetur nga institucioni më i lartë auditues, i përket prokurimit të zhvilluar më 4 korrik 2014 ku në faqen e internetit të Agjencisë së Prokurimit Publik është hedhur procedura e prokurimit “Procedurë e hapur” me objekt: “Blerje uniforma për kontrollorët rrugorë”, me fond limit 9.034.110 lekë (pa TVSH).

Kësaj here, ish-drejtori i Patentave ka lejuar që fitues i procedurës për blerjen e uniformave të jetë një kompani me objekt veprimtarie “Servis Makinash”. Ndërkohë, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, kërkohet që veprimtaria e operatorit ekonomik duhet të përputhet me objektin e procedurës së prokurimit.

Dosja voluminoze që sot gjendet në duart e prokurorëve të SPAK-ut, bazohet në gjetjet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, ku flitet jo vetëm për abuzime me tendera, por edhe vendosje në dispozicion të automjeteve shtetërore në shërbim të familjarëve të tij.

Pak ditë më parë, u bë publike edhe se si ish drejtori i patentave, ka firmosur dy prokura në gjuhën shqipe dhe angleze, në mënyrë që automjetet e institucionit publik të përdoreshin nga vëllai i tij, deputet i LSI, Përparim Spahiu, për të udhëtuar jashtë vendit.

Dy prokurat komprometojnë rëndë jo vetëm ish-drejtorin e Patentave Ylli Spahiun, por edhe vëllain e tij, Përparim Spahiun, në atë kohë deputet, të cilit Kushtetuta dhe ligjet ia ndalojnë në mënyrë kategorike të përfitojë nga pasuria publike, në çdo lloji forme.

Megjithatë, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i ka besuar Spahiu drejtimin e fushatës në Tiranë për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Deri më sot nuk kemi asnjë reagim publik nga Përparim Spahiu për përdorimin e makinave të DPSHRR për udhëtime jashtë vendit, përmes vëllait të tij drejtor, ndërsa vijon të kërkojë vota nëpër Tiranë. /Adriatik Doci/ Shqiptarja.com

Share207Tweet130


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

5 vjet më parë si sot ndahej nga jeta aktori i dashur Valter Gjoni. I paharruar!

5 vjet më parë si sot ndahej nga jeta aktori i dashur Valter Gjoni. I paharruar!

14/11/2025
Sot ka ditëlindjen aktorja brilante e skenës dhe ekranit shqiptarë Pavlina Mani: Jetë të gjatë e të shëndetshme ikonë!

Sot ka ditëlindjen aktorja brilante e skenës dhe ekranit shqiptarë Pavlina Mani: Jetë të gjatë e të shëndetshme ikonë!

13/11/2025
In memorie! Pak rrugëtim nga jeta e kolosit Kadri Rroshi

In memorie! Pak rrugëtim nga jeta e kolosit Kadri Rroshi

11/11/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In